Pasaporta jo biometrike jashtë funksionit nga 1 marsi 2012

Në këtë datë dalin jashtë qarkullimit pasaportat jo biometrike, megjithëse ato mund të jenë nxjerrë dy-tre vite më parë për një periudhë dhjetëvjeçare.
“Me propozim të Ministrit të Brendshëm Z. Bujar Nishani, Këshilli i Ministrave ka vendosur që pasaportat jobiometrike do të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012. Duke filluar nga data 1 mars 2012 të gjithë shtetasit shqiptarë do të munden të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm me pasaporta biometrike”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja.
Ai shtoi se deri më tani treguesit e pajisjes së qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike është në nivele të kënaqshme. “Konkretisht deri në datën 30 Dhjetor 2011 kanë aplikuar për pasaporta biometrike 2 158 000 qytetarë, janë lëshuar dhe dërguar në zyrat e Aleat, pranë rajoneve të policisë 2 150 000 pasaporta, ndërkohë 2 116 000 qytetarë shqiptarë kanë në dorë tashmë pasaporta biometrike për udhëtim jashtë shtetit”, shtoi më tej. /Start/
2012-01-06 13:00