Moti i keq “kaplon” Shqipërinë

Në shumë zona, bora ka krijuar probleme nëpër rrugë. Policia kërkoi nga drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit të tyre.
Komunat e Bulqizës u përfshinë nga reshje të dendura bore, e po kështu edhe ato të Kukësit dhe Tropojës. Në disa prej rrugëve që lidhin Kukësin me disa komuna të thella ka pasur probleme në qarkullimin e automjeteve për shkak të rrëshqitjes së dherave. Në akset rrugore Kukës – Shishtavec, Kukës- Daj Rec, Kukës-Krumë dhe Kukës -Qafë Shllak ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh.
Ndërkohë, në komuna të tjera si në Qafë Shllak, Shishtavec, Arrën, Grykë Cajë, Kalis etj, kanë rënë dëborë, deri më tani ka arritur në lartësi mbi 10 cm. Reshje bore ka pasur edhe në Pogradec, Korçës e disa fshatra të Elbasanit. Mësohet se autobusi me pasagjerë i linjës Tiranë-Korçë ka rrëshqitur për shkak të borës, por fatmirësisht pa viktima.
Në qytetin e Elbasanit, ka pasur përmbytje në disa lagje, veçanërisht në “Fushë Mbret”, për shkak të reshjeve të dendura. Edhe në portin e Durrësit, ka pasur probleme me ankorimin e trageteve për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të fuqishme. Katër tragetet e linjës Bari – Durrës kanë mbërritur në port me vonesa të vogla, ndërsa në mbrëmje priten tre tragete të tjerë.
Edhe në Vlorë, situata është thuajse e njëjtë, ku shiu i rënë ka përmbytur disa prej rrugëve kryesore të qytetit. Rrugët më problematike janë bulevardi Vlorë-Skelë në disa pika, kryqëzimi në afërsi të godinës së Zyrës së Punës, si dhe disa lagje periferike. Sinoptikanët paralajmërojnë se moti do të jetë i keq edhe në ditët në vazhdim. /Start/
2012-01-06 14:03