Sekuestrohen 42 kg drogë, pranga tre të rinjve

Nga operacioni i koduar “Zinxhiri”, përfunduan në pranga Kristi Pojani, 21-vjeç, banues në Korçë, Gazmend Basha, 26-vjeç, banues në Lazara, si dhe Elsid Avduli, 22-vjeç, banues në Gjirokastër.
Aksioni për arrestimin e tyre u bë pas një hetimi tremujor, teksa përfundoi sot në vendin e quajtur “Trekëndëshi” në qytetin e Korçës. Tre të arrestuarit merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në sasi të mëdha në Qarqet Gjirokastër dhe Korçë.
Përveç drogës, policia sekuestroi edhe dy automjete dhe katër aparate celularësh. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”. /Start/
2012-01-06 13:15