Hartat e naftës greke në kufi me Shqipërinë

Referuar dokumenteve dhe hartave të Ministrisë së Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimaterike të Greqisë provohet se një pjesë e territorit të shumë përfolur, i cili në bazë të marrëveshjes së firmosur mes qeverive greke dhe shqiptare, ishte një vendburim nafte.
Këtë gjë, pala greke e ka ditur që në vitin 1984, ku janë kryer dhe studimet në të gjithë pjesën e bregdetit perëndimor të Greqisë dhe në zonën rreth ishullit të Korfuzit.
Gjithashtu, brenda të njëjtit territor, nga studimet e kryera nga pala greke është evidentuar dhe vendi i përshtatshëm për hapjen e pusit të naftës. Këto përfundime dalin pas krahasimit të dy hartave, asaj të Ministrisë dhe hartës së ndarjes së kufijve detarë mes dy shteteve, ku vihet re qartë se një pjesë e konsiderueshme e "trekëndëshit ujor" që do t'i kalonte Greqisë, është vendburim nafte.
Hartat
Pas hapjes zyrtarisht të tenderit për kërkimin e naftës dhe të gazit natyror në tre zona, Gjiri i Patrës (Pjesa perëndimore), Katakolo dhe Janina, Ministria e Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimaterike në Greqi ka publikuar dhe hartat, ku sipas studimeve ka rezultuar se gjenden sasi të mëdha të naftës dhe të gazit natyror. Ajo që bie në sy në këto harta është fakti se një ndër zonat më të pasura me naftë është deti përreth ishullit të Korfuzit dhe përgjatë vijës bregdetare nga Igumenica deri në Prevezë.
Një tjetër detaj shumë i rëndësishëm është se zona e shumë përfolur e kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë, është shënjuar nga studiuesit grek si një zonë që ka sasi të konsiderueshme nafte. Edhe pse marrëveshja është firmosur më 27 prill 2009, Greqia ka qenë në dijeni të këtij fakti që në vitin 1984, ku ishin kryer dhe studimet në atë zonë, shkruan Gazeta Shqiptare. Duke ballafaquar hartat, provohet se një pjesë e konsiderueshme e sipërfaqes prej 354.4 km2, e cila në bazë të kësaj marrëveshjeje i takonte palës greke, është një vendburim nafte, i cili sipas studiuesve grekë, disponon sasi të mëdha të naftës.
Ndërkaq, edhe pse vetëm pak ditë më parë qeveria greke ka hapur tenderin ndërkombëtar për nisjen e kërkimeve, zona detare përreth ishullit të Korfuzit nuk është përfshirë në këtë tender, duke qenë se marrëveshja mes dy qeverive ende nuk është ratifikuar nga pala shqiptare, pas rrëzimit të saj nga Gjykata Kushtetuese. /Start/
2012-01-06 15:08