Pasaportat biometrike Kosove nis shperndarja e tyre

Në Kosovë ka nisur pajisja e qytetarëve me pasaportat e para biometrike. Me anë të një ceremonie të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme autoritetet shënuan nisjen e procesit që është një nga kushtet kryesore që duhet të përmbushet për liberalizimin e vizave.
Në këtë ceremoni krahas përfaqësuesve të lartë të institucioneve të vendit ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian në Prishtinë dhe ambasadorë të vendeve mike. Kryeministri Hashim Thaçi tha se ky është një hap i madh për Kosovën.
“Sot me lëshimin e pasaportës së parë biometrike, po e përmbushim një parakusht shumë të rëndësishëm për Kosovën, si në rrafshin e përgjithshëm të sigurisë së dokumenteve, ashtu edhe në kontekstin e liberalizimit të vizave. Me digjitalizimin e regjistrit civilë dhe lëshimin e pasaportave biometrike, ne tashmë mund të themi që dita kur qytetarët e Republikës së Kosovës mund të lëvizin pa viza, do të bëhet një realitet shumë shpejt”, tha Thaçi.
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi tha se Kosova me lëshimin e pasaportave biometrike po plotëson një kriter të rëndësishëm për liberalizimin e vizave.
“Në ditën e fundit të tetorit po e përmbushim një premtim që e kemi dhënë më parë se procedimi i pasaportave biometrik do të filloi në tetor dhe sot ka ardhur ajo ditë. Është një ndër kushtet shumë të rëndësishme që duhet të plotësohet rreth liberalizimit të vizave”, u shpreh Rexhepi.
Zyhrie Grajçevci ishte qytetarja e parë kosovare që u pajis me pasaportë biometrike. Ajo shpreson që shpejt edhe kosovarët të lëvizin të lirë në Evropë. Për të fituar lirinë e lëvizjes Kosovës i duhet më shumë progres në fushën e riatdhesimit dhe riintegrimit, në regjimin e integruar të kufijve dhe në disa fusha të tjera.
Bul Salihu