Turneu i Turqise tenis per femra fiton Kvitova

Petra Kvitova ka triumfuar në turneun botëror të tenisit për femra të zhvilluar në Turqi, duke konfirmuar veten si një nga sportistet më të talentuara të këtij sporti. 21-vjecarja ceke mundi në finalen e Stambollit rusen Victoria Azarenka, ndrësa i imponoi lojën e saj rivales për të mbyllur ndeshjen 2-1 me sete (7-5 4-6 6-3).
Kvitova do të fitonte me vështirësi setin e parë, ndërsa në të dytin do të shfaqte rënie në lojën e saj, duke i dhënë mundësi Azarenkës të barazonte rezultatin. Kur pritej që rusja të mbyllte ndeshjen, tenistja 21-vjecare do të kthehej sërish në lojën e saj më të mirë në setin e tretë për të vulosur përfundimisht suksesin në turneun botëror të tenisit për femra.
Ky është suksesi i dytë për këtë vit i Kvitovas, e cila hyri në hartën e tenisteve më të mira, pas triumfit në mënyrë surprizë në turneun gjigand të Wembledon. Deri atëherë cekja ishte e panjohur, ndërsa tani konsiderohet si e ardhmja e tenisit për femra. Fitorja në Wembledon dhe kjo e fundit në Turqi i ka lejuar Kvitovës të ngjitet në renditjen e përgjithshme botërore, e cila kryesohet nga tenistja daneze Caroline Wozniacki.
Nertan Prifti