Pasaportat e vjetra jo biometrike, nga sot të pavlefshme
TIRANE – Prej ditës së sotme pasaportat e vjetra jo biometrike nuk janë më të vlefshme si dokument udhëtimi. Të gjithë shtetasit shqiptarë, që janë të pajisur me pasaporta jo biometrike nuk mund t’i përdorin më ato, pavarësisht datës së skadencës që shënohet në dokument.
Këshilli i Ministrave vendosi pak muaj më parë që pasaportat biometrike të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012.
Në bazë të këtij vendimi, duke filluar nga sot të gjithë shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm me pasaporta biometrike.
Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Ferdinand Poni, bëri të ditur se në pikat kufitare të vendit asnjë qytetar nuk mund të dalë pa pasaportë biometrike.
Ndërkohë që njoftoi të gjithë qytetarët shqiptare që do të rikthehen në vend, se mund të përdorin dokumentin e vjetër, i cili është i vlefshëm për të hyrë në Shqipëri.
Poni bëri të ditur se në total kanë aplikuar për pasaportat biometrike 2 milionë e 217 mijë qytetarë.
(er.nu/BalkanWeb)