E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilt: Kosova sështë kusht i të gjitha kushteve për Serbinë

Shefi i diplmocisë suedeze, Karl Bilt, ka deklaruar se Serbia deri në fund të vitit, “jo vetëm që do të marrë datën e fillimit të negociatave për asociim, por edhe do të fillojë bisedimet me BE-në”.

Në një intervistë për gazetën “Politika” të Beogradit, Bilt vlerëson se ka rëndësi që është arritur përparim në dialogun e Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se Kosova nuk është kusht i të gjitha kushteve për Serbinë.

Sipas ministrit suedez, si do që të definohet Kosova, “në interesin e Serbisë është që të ekzistojë stabiliteti nga dhe rreth Kosovës”.
I pyetur nëse mendon që BE-ja me të vërtetë do të shqyrtojnë ndonjë zgjiidhje të re siç është ndarja e Kosovës ose një autonomi më e madhe për veriun e Kosovës, Bilt ka thënë se “ndarja e Kosovës nuk merret parasysh”, por ka shtuar se njerëzve në veri  u duhen siguruar kushte normale.

“Tani kemi çështjen sesi njerëzit në veri të Kosovës të jetojnë normalisht, dhe kjo gjithashtu është në interesin e Serbisë. Fakti se shteti i Serbisë dërgon atje  para, është në rregull, por shtrohet pyetja e transparencës së këtyre transaksioneve”, ka thënë Bilt. / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›