Udhëton me shpejtësi, përplaset me patrullën e policisë
Një aksident jo i zakontë
ka ndodhur orët e para të
mëngjesit të djeshëm në Shkodër,
kur një automjet me targa të huaja
ka goditur një makinë policie,
e cila po qëndronte në postbllok.
Për pasojë, një polici është lënduar
lehtë, ndërsa drejtuesi i
automjetit dhe pasagjeri janë
dërguar në spital pas plagëve
të shkaktuara nga përplasja.
Pas marrjes së ndihmës së parë
mjekësore, autori i aksidentit,
që mësohet të jetë Arjan Gemi,
është larguar nga spitali për t‘i
shpëtuar policisë, por policia ka
mundur ta prangosë. Ngjarja në
fjalë ka ndodhur rreth orës 02:30
të mëngjesit të së dielës, në hyrje
të qytetit, në vendin e quajtur
"Kisha e Zonjës", ku makina
tip "Benz", me targa të huaja, e
cila po udhëtonte në drejtim të
qytetit të Shkodrës, ka humbur
kontrollin nga shpejtësia me të
cilën drejtohej dhe ka goditur
makinën e patrullës së policisë,
tip "Nisan Fuoristradë". Makina
e policisë ishte vendosur aty për
të kryer shërbim postblloku. Në
momentin kur është goditur, në
makinën e policisë ndodhej një
punonjës policie, i cili fatmirësisht
veç disa lëndimeve të lehta,
nuk ka pasur probleme serioze.
Ndërsa, drejtuesi i automjetit tip
"Benz", që shkaktoi aksidentin,
34-vjeçari Arjan Gemi dhe pasagjeri
që ndodhej në makinë janë
dërguar për në spitalin rajonal
të Shkodrës, nga punonjësit e
policisë. Por, pas mjekimit të
marrë, dy të plagosurit kanë
mundur të largohen pa u vënë
re nga ambientet e spitalit, për
t‘i shpëtuar ndëshkimit ligjor.
Policia është vënë në kërkim të
tyre dhe disa orë më pas ka bërë
të mundur arrestimin e drejtuesit
të "Benzit" që ka shkaktuar aksidentin,
34-vjeçarit Gemi, banues
në lagjen "Naim Gjylbegu" të
Shkodrës.
Ndërkohë, sipas policisë,
makina e patrullës është dëmtuar
mjaft, duke bërë që të mos jetë në
kushte për të shërbyer.
ka ndodhur orët e para të
mëngjesit të djeshëm në Shkodër,
kur një automjet me targa të huaja
ka goditur një makinë policie,
e cila po qëndronte në postbllok.
Për pasojë, një polici është lënduar
lehtë, ndërsa drejtuesi i
automjetit dhe pasagjeri janë
dërguar në spital pas plagëve
të shkaktuara nga përplasja.
Pas marrjes së ndihmës së parë
mjekësore, autori i aksidentit,
që mësohet të jetë Arjan Gemi,
është larguar nga spitali për t‘i
shpëtuar policisë, por policia ka
mundur ta prangosë. Ngjarja në
fjalë ka ndodhur rreth orës 02:30
të mëngjesit të së dielës, në hyrje
të qytetit, në vendin e quajtur
"Kisha e Zonjës", ku makina
tip "Benz", me targa të huaja, e
cila po udhëtonte në drejtim të
qytetit të Shkodrës, ka humbur
kontrollin nga shpejtësia me të
cilën drejtohej dhe ka goditur
makinën e patrullës së policisë,
tip "Nisan Fuoristradë". Makina
e policisë ishte vendosur aty për
të kryer shërbim postblloku. Në
momentin kur është goditur, në
makinën e policisë ndodhej një
punonjës policie, i cili fatmirësisht
veç disa lëndimeve të lehta,
nuk ka pasur probleme serioze.
Ndërsa, drejtuesi i automjetit tip
"Benz", që shkaktoi aksidentin,
34-vjeçari Arjan Gemi dhe pasagjeri
që ndodhej në makinë janë
dërguar për në spitalin rajonal
të Shkodrës, nga punonjësit e
policisë. Por, pas mjekimit të
marrë, dy të plagosurit kanë
mundur të largohen pa u vënë
re nga ambientet e spitalit, për
t‘i shpëtuar ndëshkimit ligjor.
Policia është vënë në kërkim të
tyre dhe disa orë më pas ka bërë
të mundur arrestimin e drejtuesit
të "Benzit" që ka shkaktuar aksidentin,
34-vjeçarit Gemi, banues
në lagjen "Naim Gjylbegu" të
Shkodrës.
Ndërkohë, sipas policisë,
makina e patrullës është dëmtuar
mjaft, duke bërë që të mos jetë në
kushte për të shërbyer.