Pasaportat, emigrantet nuk do te ndalohen
Tirane-Asnje person qe ka aplikuar per pasaporte biometrike, nuk do te ndalohen ne pikat kufitare, pavaresisht se nuk e ka marre ende pasaporten. Ministria e Brendshme ka sqaruar opinionin nepermjet nje deklarate se "asnje aplikues pas dates 26 dhjetor 2009, nuk ndalohet deri ne daten 10 janar 2010, ne asnje pike kalimi kufitar per shkak se vetem ka aplikuar dhe nuk e ka marre apo nuk i eshte prodhuar pasaporta". Ministria e Brendshme sqaron gjithashtu se te gjithe aplikuesit per pasaporte biometrike qe u eshte prodhuar pasaporta duhet ta terheqin ate, sepse sapo ato prodhohen regjistrohen ne sistem, duke nxjerre keshtu te pavlefshme pasaporten e meparshme. Ne nje deklarate me te hershme, Partia Socialiste nepermjet deputetes Mimi Kodheli, e ka etiketuar qeverine te paafte ne perballimin e fluksit te shqiptareve, qe vijne ne atdhe per te kaluar pushimet. Sipas saj, edhe kete vit emigrantet i kaluan pushimet jo me te afermit e tyre, por ne radhe ne kufij dhe ne zyrat e aplikimit per pasaportat biometrike.
"Partia Socialiste denoncon jo vetem paaftesine e kesaj qeverie, por edhe mungesen e vullnetit te saj per t'i paraprire situatave, te cilat nuk jane fenomene natyrore, por normalisht te pritshme e te njohura", tha ne daljen e saj publike, Kodheli.
Vec sqarimit te opinionit ne lidhje me kete deklarate te PS-se, Ministria e Brendshme, theksoi se procesi i pajisjes se qytetareve me pasaporta biometrike, po ecen me ritme te shpejta dhe duke zbatuar ne menyre korrekte afatin dyjavor nga aplikimi, tek leshimi i pasaportes.
Duke iu referuar shifrave, Ministria e Brendshme deklaroi se ritmi i aplikimit gjate muajit dhjetor ka qene 2,3 deri edhe kater here me i larte se kapaciteti maksimal. Kjo ministri e konsideron si demotivuese politiken qe po ndjek PS ndaj ketij procesi. Per te vertetuar te kunderten e asaj qe deklaron PS, Ministria e Brendshme, sqaroi se si gjate muajit gusht, edhe gjate dhjetorit te kaluar, kompania koncesionare "Aleat", aplikoi orare te zgjatura sherbimi, madje duke sherbyer edhe ne ditet e pushimit, apo dhe me shtim te stacioneve te punes, per pajisjen me pasaporta biometrike te qytetareve, kryesisht te shqiptareve qe jetojne e punojne jashte vendit. Shifrat tregojne se deri ne fund te vitit 2009, jane kryer gjithsej 388 569 aplikime per pasaporta biometrike. Pajisja me keto pasaporta eshte edhe nje nga kushtet kryesore qe Shqiperia duhet te plotesoje per te perfituar nga procesi i liberalizimit te vizave.