Tentoi te vrase 3 te rinj, arrestohet
Tirane-Nje 24-vjecar eshte arrestuar, nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohet te jete autor i tentatives se vrasjes se tre te rinjve. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen Kamez-Laknas, tek kryqezimi i Valiasit. Sipas policise, dyshohet se Ernest Doda 24 vjec, ka qelluar me automatik ne drejtim te nje automjeti tip "Opel" me targe TR 5624J, ne te cilen ndodheshin dy vellezerit Mariglent dhe Paulin Lleshi, 23 dhe 20 vjec si dhe nje shoku i tyre Artur Prendi, 22 vjec. Te shtenat e armes fatmiresisht nuk kane shkatuar viktima, por vetem demtim te automjetit. Menjehere eshte lajmeruar policia e kryeqytetit per kete ngjarje, e cila ka mundur te indetifikoje autorin e dyshuar te ngjarjes dhe ta arrestoje ate. Kane qene specialistet e seksionit kunder jetes dhe shendetit, ata qe kane vene ne pranga autorin. Ndaj 24-vjecarit Ernest Doda, do te rendoje akuza e vrasjes me dashje e mbetur ne tentative dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.