Plagosi te riun, kapet ne arratisje
Tirane-Sherri me dy te rinjve, ka perfunduar ne te shtena armesh dhe ne plagosjen e njerit prej tyre. Ngjarja ndodhi dy dite me pare, prane nje lokali ne rrugen "Irfan Tomini", ne kryeqytet. Elson Shehi, 19 vjec dhe Denis Redhaj 24 vjec, jane takuar me njeri-tjetrin rreth ores 21.30, te mbremjes per te sqaruar nje sherr qe kishin pasur me pare. Por situata nuk ka gjetur zgjidhje paqesore dhe debati eshte nxehur me shume. Ne kete moment Shehi ka nxjerre pistoleten, qe kishte marre me vete dhe ka qelluar per te vrare 24-vjecarin Redhaj, ne sy edhe te disa qytetareve qe ndodheshin aty prane. Te shtenat kane qene te drejtperdrejta ndaj te riut, por pa shkaktuar persona te tjere te lenduar. 24-vjecari Redhaj, ka marre plage te renda ne trup dhe eshte derguar menjehere ne spital, ndersa autori, i cili ka menduar se e ka lene te vdekur kundershtarin eshte larguar menjehere nga vendngjarja. Ne levizje jane vene menjehere strukturat e hetimit te krimit te policise se Tiranes. Ata jane vene ne ndjekje te autorit, duke bashkepunuar me te gjitha sherbimet policore. Sipas sinjalizimeve, autori ishte larguar drejt Durresit me qellim per t'u larguar drejt Italise me traget. Ne nje kohe shume te shpejte, ne bashkepunim me sherbimet e policise kufitare te Durresit, pas verifikimeve ka rezultuar se autori i kerkuar, rezultoi se ishte i imbarkuar ne tragetin "Riviera Adriatika" te linjes Durres-Bari, i cili sapo ishte nisur, qe ne baze te orarit i korrespondonte ora 23.00. Policia kufitare ka njoftuar kapitenerine e portit, e cila beri edhe rikthimin e tragetit. Nga ana tjeter nje mjet i policise kufitare ka dale per shoqerimin e tragetit, deri ne akostimin e tij ne portin e Durresit. Pas nje kontrolli te detajuar, policia ka mundur te prangose te kerkuarin, ndersa me pas trageti dhe pasagjeret e hipur ne te, ka vazhduar udhetimin sipas destinacionit. Sipas burimeve policore, i plagosuri Denis Redhaj, i cili ka qene me pare i denuar per tentative vrasje, aktualisht ndodhet i shtruar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane nen trajtimin mjekesor, jashte rrezikut per jeten. Grupi hetimor ka nisur veprimet procedurale dhe ka ngritur akuzen e vrasjes me dashje e mbetur ne tentative per Elson Shehin.