Ushtria ngre urat, ne terren 164 forca
Forcat ushtarake dhe ato policore rinisen dje ndertimin e ures tip "Bejli" me gjatesi 9 meter ne Muriqan te komunes Obot, e cila perfundoi oret e pasdites, me qellim ndihmen ndaj banoreve ne rast rreziku. Ne fshatin Obot jane shperndare me ane te gomoneve dhe motobarkave ushtarake rreth 200 pako me ndihma ushqimore, afersisht tre ton me materiale te nevojshme per familjet qe kane shtepite e permbytura. Forcat e Armatosura kane vendosur ne dispozicion te Shtabit te Emergjencave kapacitete te mjaftueshme per zhvendosjen e banoreve, nder te cilat forca njerezore dhe mjete per transportim te mallrave dhe te bagetive. Nje pjese e banoreve te evakuuar jane vendosur tek te afermit e tyre dhe fare pak prej familjeve preferuan akomodimin ne qendrat e pritjes te ngritura nga ushtria apo te vena ne dispozicion nga autoritetet vendore. Ministria e Mbrojtjes ka vene ne dispozicion per banoret qe evakuohen, Shtepine e Pushimit ne Durres, me nje kapacitet prej 420 personash. Gjithashtu eshte perfunduar dhe vene ne gatishmeri te plote, nje kamping me te gjitha pajisjet, i cili mund te strehoje mbi 130 persona. Jane te angazhuar ne terren rreth 164 forca, 48 mjete, nga te cilet 12 kamione, 6 gomone, 1 ambulance, 14 veteshkarkues, 1 karro-oficine, 4 fadroma, 2 ekskavatore dhe mjete te tjera. Zonat ku operojne forcat ushtarake sipas Ministrise se Mbrojtjes ne qarkun Lezhe jane Tale dhe Shengjini, kurse ne qarkun Shkodres, Oboti, Obliku, Dajci, Muriqani, Dergjati, Shirqi dhe Vau i Dejes.
Specialistet flasin per permbytjet e fundit
Specialistet mendojne se nje nder shkaqet e permbytjeve ne vite dhe ditet e fundit eshte neglizhenca e autoriteteve ndaj kesaj dukurie. Nuk inspektohen argjinaturat e digave, lumenjve, apo te matet niveli i reshjeve dhe prurjeve duke bere krahasimet e nevojshme per t'i paraprire edhe katastrofave te mundshme. Nje tjeter shkak mbetet edhe ndertimi i banesave mbi kolektore apo ne zona qe preken nga vershimi i lumenjve. Inxhinieri Dhimiter Vogli mendon se institucionet duhet te inspektojne here pas here argjinaturat dhe te kryhen riparimet e tyre. Lumi Drin nuk mund te perballoje prurje me te medha se 1500 meter kub ne sekonde, ndersa ne Lezhe batica e detit ishte e larte.