Akuza kerkon pyetjen e Loshajt ne Holande
Tirane-Ne seancen e djeshme gjyqesore per ceshtjen e zhdukjes se biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, prokurori Xhevat Hana i kerkoi gjykates, te revokohet vendimi per te marre ne pyetje permes leterporosise ne Holande, Avdyl Loshajn, nje nga personat e rrembyer dhe torturuar nga SHIK-u, ne vitin 1995. Prokurori kerkoi qe pyetja e Loshajt te behet nga gjykata, prokurori dhe avokatet mbrojtes ne Holande, duke shkuar vete atje per te degjuar deshmine e tij. Per arsye sigurie muaj me pare gjykata kishte vendosur te kryhej kjo procedure. Nje tjeter kerkese e prokurorit te ceshtjes, ishte edhe marrja ne pyetje ne Itali, e ish-oficerit te SHIK-ut Riza Shehu, pas sinjalizimeve se ai jeton ne kete shtet. Pritet qe ne seancen e radhes, gjykata te shprehet per kerkesat e parashtruara nga prokurori. Gjykata e Krimeve te Renda, ka rrezuar dje edhe kerkesen e avokateve te Ilir Kumbaros, per ndryshimin e trupit gjykues, qe ka ne dore dosjen. Avokati i Kumbaros, Bledar Fejzo, kishte kerkuar seancen e dates 22 dhjetor, te perjashtohej trupa e kryesuar nga Xhelal Elezi, sepse ka papajtueshmeri ligjore, pasi e njejta trup ka vendosur masen e sigurise arrest me burg per Kumbaron. Nje jave pasi Gjykata e Larte e kishte shuar masen e sigurise se arrestit me burg, trupa e Gjykates se Krimeve te Renda me kerkese te prokurorit, vendosi arrest me burg per Ilir Kumbaron. Per ceshtjen "Hoxha", jane nen akuze Arben Sefgjini, ish-drejtori i SHIK per degen e Tiranes, Ilir Kumbaro ish-drejtor i SHIK ne Drejtorine Qendrore, Avni Koldashi ish-shef i bazes se vezhgimit dhe Budjon Mece, ish-inspektor.
Vendimi
Gjykata e Krimeve te Renda, ka rrezuar dje kerkesen e avokateve mbrojtes te Ilir Kumbaros, per perjashtimin e trupit gjykues. Sipas ketij pretendimi, trupa gjykuese e kryesuar nga Xhelal Elezi, ka papajtueshmeri ligjore.