E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A3,shansi fundit për në universitet

Kandidatët për studentë në universitetet publike nëse nuk arrijnë të fitojnë degën e tyre të preferuar, apo të sigurojnë një degë studimi që në fazën e parë të shpalljes së fituesve, kanë edhe një shans të dytë. Pas përfundimit të fazës së parë të fituesve në fakultete do të shpërndahet formulari A3, mbi bazën e të cilin bëhet rishpërndarje e vendeve të mbetura bosh.
Në formularin A3, kandidatët për studentë kanë të drejtë të përzgjedhin degë me preferenca më të ulëta sesa ato që kanë qarkuar tek A2-shi, apo edhe një degë tjetër të re, që pretendojnë se mund ta fitojnë në fazëne e dytë të përzgjedhjes së fituesve.
Sipas Fatmir Vejsiut, drejtorit të politikave parauniversitare në Ministrinw e Arsimit dhe Shkencws, formulari A3 do të shpërndahet diku nga java e tretë e shtatorit. Madje pas këtij formulari mund të ketë edhe një të tretë, bëhet fjalë për A4-ën, mbi bazën e së cilit do të bëhet rishpërndarja e vendeve të mbetura bosh aps fazës së dytë të rregjistrimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›