Kanceri i lëkurës, mbrohuni në pikun e diellit

Dielli mund të jetë një kërcënim i madh për njerëzit që kanë tumore të fshehur nën lëkurë. Sipas mjekut dermatolog, Bujar Përnaska, kjo kategori nuk ka përse të heqë dotë nga plazhi dhe rrezet, por është mjaft e rëndësishme të gjendet koha kur këto rreze duhet marrë. Piku i ditës, kur aktivizohen rrezet infra të kuqe është koha më e papërshtatshme për të bërë banjo dielli. Jo të gjitha shenjat apo nishanet e trupit mund të zhvillojnë një tumor të lëkurës. Sipas Përnaskës, kjo është një ide e gabuar që ekziston tek shumë njerëz. Dermatologu këshillon që ata njerëz të cilët mendojnë se kanë një masë kanceroze apo të dyshimtë në lëkurë, të drejtohen tek specialsti për të marrë udhëzimet e duhura për banjo dielli.
Përnaska deklaron se nga turmoret e lëkurës vetëm një përqindje e vogël e tyre janë malinjë, pasi pjesa me e madhe e tyre janë të parrezikshëm. Mjafton vetëm t'iu kushtohet vëmendja në kohën e duhur.
Përnaska deklaron se nga turmoret e lëkurës vetëm një përqindje e vogël e tyre janë malinjë, pasi pjesa me e madhe e tyre janë të parrezikshëm. Mjafton vetëm t'iu kushtohet vëmendja në kohën e duhur.