E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat per emigrantet. Brenda javes nis aplikimi ne Greqi

Greqia do te behet vendi i pare ku do te çelen qendrat e aplikimit per pajisjen e shtetasve shqiptare me dokumentat biometrike te identifikimit. Brenda kesaj jave ne Athine dhe Selanik emigrantet  shqiptare do te mund te aplikojne dhe te pajisen me pasaporten dhe leternjoftimin elektronik, pa iu dashur te vijne ne Shqiperi. Lajmi konfirmohet per AS nga zëvendës ministri i Brendshem, Ferdinand Poni.

“Shpresojmë shumë që brenda javës pasi të kemi bërë të gjitha pregatitjet të mund të fillojmë me zyrat në Greqi. Shuëm shpejt, nga java tjetër, të fillojmë me zyrat në Itali. Të gjitha pregatitjet janë bërë. Kualifikimi i punonjësve atje, kualifikimi i punonjësve të konsullatave tona në Athinë, Selanik, por dhe Itali. Jemi jashtëzakonisht të vëmendshem dhe të dedikuar që shërbimi të ruajë parametrat e shkëlqyer që ka në Shqipëri. Pra të jetë i shpejtë, i sigurtë, i integruar” tha Poni.

Pas Greqise, qendrat e aplikimit te dokumentave biometrike te identifikimit per emigrantet shqiptare do te funksionojne edhe ne kryeqendra te tjera evropiane, pa perjashtuar edhe SHBA. Nderkaq ne Shqiperi deri me tani ka mbi 1.6 milion aplikime per pasaporte biometrike dhe mbi 2.6 milion aplikime per leternjoftimin elektronik.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›