Gedafi Do te triumfoj. Kerkon ndihmen e ushtrive islame

Aleanca ushtarake perëndimore ka vazhduar sulmet e saj kundër trupave të diktatorit libian Muammar al-Gaddafi. Dëshmitarët okularë njoftojnë për shpërthime dhe zjarr kundërajror në kryeqytetin Tripoli. Më parë njësitë besnike të Gadafit kishin qëlluar pandërprerë me tanke dhe artileri pozicionet e kryengritësve në qytetet Misrata dhe Sintan.
Gadafi vetë u shfaq për herë të parë pas një jave përsëri në publik.
Televizioni shtetëror transmetoi një fjalim të shkurtër të diktatorit, të cilin e mbajti në ballkonin e rezidencës së tij në Tripoli, ku foli për një fitore mbi sulmet e aleatëve. "Në fund ne do të jemi ngadhnjimtarë" deklaroi ai ndërsa u bëri thirrje "të gjitha ushtrive islame" të bashkohen me të.
"Mbrojtja më e fuqishme ajrore, është populli. Këtu janë njerëzit. Gadafi është në mes të njerëzve. Kjo është mbrojtja ajrore. Rri këtu sepse jam legjitim. Nuk kam frikë nga avionët që mjellin vdekje. Po përjetojmë një agresion të padrejtë. Amerikanët dhe europianët janë nazistët e rinj" tha Gadafi.
Avionët luftarakë perëndimore kanë kryer më shumë se 300 sulme mbi Libi dhe kanë hedhur më shumë se 162 raketa Tomahawk ndërsa trupat e kolonel Gedafi vazhdojnë të jenë të angazhuar në luftime të ashpra me kryengritësit sidomos në qytetet Misrata, Tintan dhe Yafran.
Për të risjellë stabilitet e paqe në vend liderët tribalë kanë bërë thirrje për fillimin e një marshimi paqësor nga Tripoli në Bengazi.
Delina Bitraku