Dibër, gjykata lë në burg vrasësin e gruas
DIBER – Ish-efektivi i policisë, Lazam Tafa, rrëfeu dje në gjykatën e Peshkopisë masakrën me të shoqen, ku ai e goditi në gjumë me sëpatë në kokë.
43-vjeçari ndodhej në kushtet e një depresioni të rëndë teksa rrëfeu tragjedinë, e në të njëjtën gjendje emocionale priti verdiktin e gjykatës, e cila la në fuqi kërkesën e akuzës për masën e sigurisë “burg pa afat”. “Para se të vrisja gruan, unë desha të vetëvritem. U ngjita në një shtyllë elektrike, por nuk ia arrita dot qëllimit. Pasi nuk realizova vetëvarjen, rrëmbeva sëpatën që kisha në korridorin e shtëpisë dhe u futa në dhomën e gjumit. Fëmijët ishin në gjumë. Më pas godita me anën e prapme të sëpatës gruan, Filen, e cila në ato momente po flinte. Kështu e ka rrëfyer ngjarjen 43-vjeçari, i cili pohoi para oficerëve gjyqësore se, pasi kishte nxjerrë trupin e viktimës në oborr, kishte tentuar sërish vetëvrasjen. “Jam bërë pishman, por rrethanat që më çuan në këtë krim nuk mund t’i sqaroj”, është shprehur Lazam Tafa. 43-vjeçari deri në vitin 1993 ishte efektiv i policisë së Dibrës, por për shkak të reformës e kishin larguar nga puna. Më pas ai emigroi, por sipas të afërmve të tij, kur u kthye shfaqi probleme mendore. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Brest i Epërm në komunën e Kastriotit. e.d