E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasaporte per gulaget

Historia e qytetarit Valeri Dyrzi-Tarasov dhe e piktorit qe prezantohet per here te pare me ekspozite ne Tirane. Pervoja e birit te nje martese te perzier ne shenjestren e regjimit eshte kthyer ne artin e Tarasovit ne nje diskutim per identitetin etnik dhe kulturor

Pasaportat e piktorit Valeri Dyrzi-Tarasov nuk japin te dhena per emrin/mbiemrin vendlindjen ngjyren e syve gjatesine e njeriut qe ato identifikojne. Krijuesi i tyre mendon se keto gjeneralitete falsifikohen shpejt dhe nuk jane ato te parat qe kontrollojne punonjesit ne aeroporte. Sepse gjeja qe e pare qe u terheq vemendjen eshte ngjyra e lekures dhe emri i vendit nga vjen.


Valeri i koncepton krijimet e tij si provokim. Ai ka krijuar 20 pasaporta per njerezit e kulturave te rralla per njerezit qe u mohohet identiteti per te humburit per te vdekurit. Nder to dallon pasaporta gjermane qe ai e quan pasaporta oksidentale e cila u jep te drejten njerezve per te shkuar kudo.


Piktori shqiptar Valeri Dyrzi-Tarasov qe jeton dhe punon ne Itali e prezanton ciklin Pass-Port bashke me Habitat-Dis Habitat ne ekspoziten e neserme ne Galerine Kombetare te Arteve.


Ne nje kohe kur flitet gjate per procesin e globalizmit Tarasov thellohet ne ndarjet etnike kulturore politike te botes.


Ne nje bisede per idete e artit te tij 54-vjecari piktor autodidakt tregon edhe per historine personale dhe te familjes se tij ne Shqiperine e viteve 70 denimin qe vuajti nena e tij ruse Inga Tarasova dhe ai vete ne kater burgje.


A mund te lexojme ne pasaportat e ekspozites tuaj si ne nje liber dore per historine dhe kulturen e njerezve qe i perdorin ato


Me 1800 Evropa vendosi te nxjerre pasaporten. Ajo ka ndare dhe ka formuar shtetet ne gjirin e te cileve ka popuj fise grupe etnike me te njohura sesa vete shteti qe i perfaqeson.


Keta popuj komunikojne mes tyre dhe nuk kane probleme te identifikimit.
Ndersa ne nje aeroport shqiptar te zhveshin dhe te kontrollojne edhe beben e syrit.
Mendova te krijoj edhe nje pasaporte per kulturen cigane qe i perket nje populli i cili jeton ne te gjithe Evropen dhe qe historikisht kane qene njerez te lire.


I kam vene nje vule i kam vene nje shtet i kam vene nje republike.
Per mua nje pasaporte eshte muri i perditshem te cilin e hasim ne cdo vend te botes nje mur qe nuk ka per te rene asnjehere.


Ne nje kategori tjeter ju fusni Pasaportat historike te cilat dallohen nga shenjat e luftes gjenocidit burgut...


Te kesaj kategorie jane pasaportat e vendeve te Lindjes se Mesme. Ketu hyn pasaporta e Afganistanit. E gjithe bota eshte indiferente karshi afganeve. I vetmi moment kur bota eshte sensibilizuar ka qene kur talebanet hodhen ne ere nje nga statujat me te medha budiste ne bote. Para kesaj askush nuk fliste.


Mendova te krijoja nje identitet te tyre. Grate me burka qe duken ne sfondin e pasaportes nuk kane te drejte te shfaqin qofte edhe fytyren e tyre. Tek kjo tablo shohim edhe nje djale te ri pa mjeker te cilit i uroj nje dite ta shfaqe veten e vet. Shihni gjithashtu dy vargjet e para te Kuranit te shkruara arabisht si simbol i nje islamizmi te verber.


Tek ky grup pasaportash hyn pasaporta kurde e nje populli me tradita te lashta por qe jeton ne pese shtete te ndryshme. Apo pasaporta e te zhdukurve ne Kili dhe Argjentine. Edhe kur nuk jane gjalle ata njerez kane nevoje per pasaporte.


Perse ne pasaporten Ballkanike jane shkruar fjalet pa memorie


Shtetet e Ballkanit kane nje histori qe zor se harrohet.
Ballkani eshte nje territor me te cilin eshte manipuluar dhe eshte bere ceshte dashur tere jeten e kane copetuar dhe bashkuar here pas here. Kjo hapesire ka qene subjekt i gjeopolitikes boterore dhe vazhdon te jene.


Edhe gulaget duhet te kene nje pasaporte me vete


Tek kjo kategori gulaget jam une familja ime dhe gjithe shoket e mi qe kane qene ne Shqiperi ne Bashkimin Sovjetik dhe ne vende te tjera.


Kudo ku pati njerez qe vuanin ne kampet e internimit qe krijuan Lenini dhe Stalini dhe Enver Hoxha me pas. Numrin 242 i shkruar ne pasaporte e mbante te qepur ne veshjen e tij Solzhenitsi njeriu qe e ka perfaqesuar boterisht kete kategori njerezish.


Cila eshte historia juaj dhe e familjes suaj


Une kam vuajtur dhjete vjet ne burgjet e regjimit te Hoxhes ndersa nena ime Inga Tarasova vuajti gjashte vjet. Ajo u denua me 4 tetor te vitit 1977 kurse une u arrestova ne janar 1979. Jane vitet me te erreta qe ka kaluar Shqiperia nen diktature.


Inga Tarasova u denua thjesht sepse ishte ruse. Kurse une per agjitacion dhe propagande dhe per tentative arratisjeje. Vertet kisha deshire te largohesha nga ky vend por nuk mund te ikja ne momentin kur nena ishte ne burg sepse kishte te ngjare qe te arrestonin tim ate e ime moter do te mbetej rrugeve.


Im ate Seit Dyrzi ishte kryeinxhinier ne Institutin e Ndertimit laureat i mimit te Republikes projektues hidrocentralesh. Ime me kishte themeluar Katedren e Ekonomise dhe ate te Rusishtes ne degen e Gjuheve te Huaja.
Shkurt familja Dyrzi-Tarasov ka qene nje familje qe ka edukuar njerez.


A ndihej e vetmuar nena juaj ne Shqiperi


Ajo u largua nga Rusia ne moshen 24-vjecare. U dashurua me tim ate qe studionte ne Moske. Erdhi ketu dhe respektoi traditat kulturen e ketij vendi pa pretendime te tjera. Shtepia jone ishte si nje sallon i vogel kulture ky bujtnin njerez te lecitur kompozitore shkrimtare. Keshtu qe ajo grua nuk ndihej e vetmuar por ndonjehere malli per atdheun e merrte.

Pra formimi juaj ka baza edhe te kultures ruse


shte e vertete. Kisha mundesine qe ne vend te Gorkit te zgjidhja Dostojevskin ne vend te ndonje piktori shqiptar te zgjidhja Chagall-in apo Maljevic-in. Shkolle me vete do te beheshin per mua edhe burgjet e Ballshit Qafe Barit Spacit ku ishin denuar jo pak njerez te inteligjences. Me pak fjale kishim mundesi te ndertonim nje kulture qe nuk na lane ta ndertonim.


fare ndryshoi burgu te ju


Kam dale prej burgut me 20 tetor 1988. shte nga datat qe nuk e harroj kurre. Nje tjeter eshte data e lindjes. Une kam lindur dy here. Me 2 qershor dhe me 20 tetor.
Ju me pyesni cfare ndryshoi burgu tek une. Ju them se tek une ndryshoi shpresa. Ndjenja me e forte qe do te provoja ishte zhgenjimi. Kjo ndodhi kur ky vend Shqiperia nuk e shfrytezoi mundesine per ndryshim atehere kur iu dha.


Me zhgenjeu momenti kur shqiptareve iu dha mundesia per tu shprehur per gjithe sa kishin vuajtur dhe nuk e bene. Kjo gje u duk ne vitin 90 pak njerez moren pjese ne rrezimin e regjimit komunist.
Po ju si e shfrytezuat lirine


Qellimi im ishte ikja te arratisesha. Pas burgut qendrova edhe nje vit tjeter ketu me familjen ne Tirane. Kisha kryer nje cikel jete me te afermit e mi tani duhet te kryeja ciklin tim te jetes.


U futa ne Ambasade u largova drejt Italise dhe realizova endrrat qe kishin 10 vjet qe flinin te une. Fillimisht punoja ku te mundja edhe pjatalares kam punuar. Me vone mu krijua mundesia te isha lektor i gjuhes ruse ne shkollen e mesme Galileo
Galilei. Jam marre nderkohe me perkthime nga gjuhe te tjera

fare marredheniesh mbajtet me Shqiperine


Nuk mbajta lidhje. Kisha nevoje te dezintoksikohesha te merrja veten. Nuk kisha nevoje te kthehesha. Deri kur erdhi ai moment momenti i maturimit per tu rikthyer ne vendlindje. Per kete u deshen 19 vjet. E vizitova Shqiperine ne vitin 2009. Pesova shok. Nuk e njihja me Tiranen mu duk kaos.


Nuk njihja me urbanistiken e saj kalldremet e saj. Edhe tani nuk e njoh. Nuk kishin ndryshuar vetem miqte. Ata kishin mbetur ata qe ishin per fatin tim. Me kane munguar shume. Kjo ekspozite me ndihmon ti takoj ata njerez.


Z. Tarasov cila eshte kombesia juaj

Qytetar i botes.

Nuk ndiheni shqiptar


Nuk jam ndjere sepse te tjeret nuk me kane quajtur shqiptar. Per te tjeret kam qene gjithmone i biri i ruses rusi. Kur binte fjala per te marre ndonje gje te merituar nga Shqiperia me thoshin ti nuk mund ta marresh sepse je rus.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›