Pashallaret e rinj qe kane privatizuar Shqiperine
Mbreme Top Channel solli nje nga shembujt me flagrante te konfliktit te interesit te abuzimit me pushtetin te shkeljes se ligjit dhe karshillekut te paprecedente ndaj organeve shteterore. Nje duzine kryetaresh ne komunat e Ersekes dhe Librazhdit komuna qe zoterojne pronesine mbi siperfaqet me te medha pyjore te vendit jane pikerisht njerezit qe zoteronin licencat per shfrytezimin e pyjeve pikerisht ne territorin e qe administron komuna qe ata drejtojne. Licencat e tyre parashikojne qe objekt i aktivitetit te jete shfrytezimi mbjellja e perkujdesi ndaj siperfaqeve pyjore etj. Por qe ne fakt ata bejne vetem nje gje shfrytezojne dhe shkaterrojne. Investigimi qe solli gazetari Marin Mema permes reportazhit te tij tregonte qarte se si keta njerez qe zoterojne pushtetin jane shnderruar ne pronare te fshatrave qe duhet te qeverisin. Kryetare komunash deputete ish-deputete drejtues lokale te partive te majta e te djathta jane pronare te stacioneve te shfrytezimit te pyjeve. Nuk po trajtojme ketu faktin nese ata e shfrytezojne apo jo pyllin brenda kritereve shkencore qe ti lejojne atij riperteritjen natyrore pasi ky do te ishte nje luks i madh. Faktet qe hidhen ne tavoline jane shume me te renda se demtimi i mjedisit dhe pasurise natyrore. Eumlshte perdhosja e ligjit neperkembja e shtetit percudnimi i drejtesise nga nje kaste burokratesh politike te cilet tashme ndihen pronare te lumit malit fushes minieres dhe pyllit. Ndersa fshataret dhe njerezit qe jetojne ne keto territore jane ca skllever mjerane qe vihen perpara si bagetite duke i joshur me nga nje thes miell per te votuar dhe ligjeruar cdo 4 vjet sundimin e kesaj kaste me rrenje ne male e gjethe ne kryeqytet.
Politika ne Tirane eshte perfshire prej muajsh nga nje spirale akuzash te renda ku ne qender eshte konflikti i interesit. Madje mazhoranca votoi ne Parlament edhe per heqjen e mandatit te deputetit Ilir Beqja pasi me kompanine qe zoteron ai kishte fituar dy tendera ne Bashkine e Durresit duke qene edhe deputet.
Por faktet e publikuara mbreme ne Top Channel jane shume me te renda sesa tenderi i Ilir Beqjes. Kryetaret e komunave fitojne tendera dhe shfrytezojne pyjet qe i kane vete nen zoterim. As me pak e as me shume eshte sikur tenderin per rindertimin e sheshit Skenderbej ta fitonte firma e vete Edi Rames tenderin per ndertimin e rruges Durres-Kukes ta fitonte firma e vete Lulzim Bashes. Padyshim qe do te thoni se edhe pas atyre qe i kane fituar keto tendera fshihen te aferm te ketyre zyrtareve por pronaret e rinj te pyjeve as nuk kane denjuar qe pas firmave qe kane regjistruar ne QKR te shenojne emrat e te afermve duke sfiduar keshtu hapur ligjet e shtetit.
Nese do te ishte vetem shfrytezimi i pyjeve ne Erseke e Librazhd ky alarm do te ishte jo shume i justifikuar por skandalet me pasurite natyrore kane tashme permasa tragjike ne tere vendin. Ne male ku ka miniera ne male ku ka ende pyje ne lumenj ku ende shfrytezohen inertet ne bregdet ku nuk ka me toka per te shitur ne periferite e qyteteve ku fshatrat jane shitur me gjithe fshatare e kasolle jane pikerisht ky soj drejtuesish vendore. Shkoni ne fshatrat periferike te Tiranes si Sauk Petrele Farke Mullet Dajt etj. dhe do te mesoni se si kodra lugina perrenjsh e pllaja te mbuluara me shkurre gerxhe pyje pishe e cfaredo u futen ne dokumente pronesie prej ketyre soj kryetaresh komunash dhe iu shiten apo dhuruan pashallareve te rinj te Shqiperise. Pyesni se kush i ka blere keto kodra e pllaja e do te mesoni emrat e gjysmes se zyrtareve demokrate e socialiste dhe gjysmes se biznesmeneve te tipit Man Kukaleshi.
Nje pushtet qe ka pjelle vazhdon te pjelle e do te pjelle korrupsion nga kreu deri te kryeplaku i fshatit. Ne menyre sistematike ky mekanizem prodhoi nje kaste qe e bleu dhe vazhdon ta mbaje gjalle pushtetin me parate qe nxjerr nga shperdorimi deri ne ekstrem i pushtetit. Jane keto pushtetare qe fabrikojne akte pronesie dhe qerasin me to padronet e politikes ne Tirane. Jane keta qe me bizneset e tyre abuzive kane blere e vazhdojne te blejne kandidaturat e radhes dhe padyshim edhe fitoren e radhes. Mjafton te njihni disa syresh banore qe u qendrojne kryekomunareve si ogicer dhe do te mesoni se te gjithe kane paguar nga 50-100 mije euro prane krereve te partive te tyre per tu kandiduar. Dhe jane po keta qe do te rikandidojne serish duke paguar taksen te kryetari i partise. Nuk eshte thashethem fshati por nje realitet qe ka basterduar e po con drejt shkaterrimit rendin demokratik garen e barabarte dhe voten e lire. Te presim zgjedhjet vendore dhe do te shikojme se sa nga kryetaret aktuale te komunave do te rikandidojne ose me sakte sa nuk do te rikandidojne. Duhet te dime se me shume se gjysma prej tyre kane ne krye te komunave qekurse u larguan nga zyrat e fshatit kryetaret e kooperativave qe emeroheshin nga partia.
Kjo martesa e frikshme politike-biznes eshte ne fakt binomi me i veshtire per tu deshifruar nga drejtesia. Por tashme prokuroria ka ne dore nje fakt. Ka ne dore regjistrin e QKR ku kryetaret e disa komunave kane regjistruar biznese qe ushqehen me pasuri qe jane prone e komunes qe ata drejtojne. Nuk dime te kete konflikt interesi me flagrant ndaj dhe prokuroria duhet te tregoje se paku nje here kuraje. Nje pushtetar qe vete kontrollon pronesine mbi pyllin vete kontrollon pronesine mbi firmen vete shpall tenderin vete e fiton dhe vete e firmos Nese ky nuk quhet konflikt interesi atehere prokurorine ta shpallim OJQ dhe te heqim nga televizionet ate reklamen qe tregon kufizimet e qendrimit ne BE pas liberalizimit te vizave. Nje dite ndoshta do te mesojme se na kane pronesuar edhe neve njerezit e thjeshte.