Greqi, zgjedhjet e parakohshme, ndoshta pas Pashkëve
ATHINE - Ministri grek i Financave Venizelos, shpjegoi dje në mbledhjen e qeverisë, se data e zgjedhjeve varet nga sa shpejt do të përmbushen angazhimet për një sërë çështjesh, që ndikojnë në marrëdhëniet e vendit me kreditorët.
Objektivat kryesorë të qeverisë së përkohshme janë:
* Lirimi i lëstit të gjashtë, që shpresohet të ndodhë deri në 15 Dhjetor.
* Fillimi i negociatave për krijimin e marrëveshjes së kredisë së re, përfundimi i së cilës do të jetë rreth 10-15 janar.
* Menjëherë pas kësaj do të fillojnë negociatat për shkëmbimin e bonove greke, që sic tha Venizelos, do të zgjasin 50 deri 60 ditë. Kjo do të thotë se, edhe nëse gjthcka shkon mirë, procesi do të përfundojë në mes të marsit.
Nga ana tjetër kryetari i opozitës së djathtë “Demokracia e Re”, Antonis Samaras në deklaratat e djeshme dëshmoi se nuk është aq i interesuar për datën e zgjedhjeve, sesa për procesin e shkëmbimit të bonove, ndaj është e dukshme se ai nuk do të kërkojë zgjedhje para përfundimit të këtij procesi.
Duket se opozita e djathtë lë të hapur mundësinë e zgjedhjeve, pas realizimit të angazhimeve të tre liderëve politikë para Presidentit të Republikës dhe para partnerëve evropianë e FMN.
“Demokracia e re” ka kërkuar zgjedhje më 19 shkurt, por duket se kjo datë nuk është një çështje “për jetë ose vdekje", sepse ajo që ka rëndësi është stabilizimi i situatës lidhur me marrëveshjet e vendit.
Nga ana tjetër kreu i PASOK, Jorgos Papandreu dje pasdite, pas takimit të tij në Bruksel me Presidentin e KE Herman Van Rompuy, iu tha kolegëve që zgjedhjet mund të mbahen vetëm pasi të kenë përfunduar dy marrëveshjet e reja të kredisë dhe këmbimi i bonove, që janë detyrat kryesore të qeverisë së Papadhimos, duke shtuar se është e arsyeshme që periudha e fushatës të mos pengojë punën e qeverisë.
Prandaj, zyrtarët e qeverisë argumentuan dje, pas mbledhjes së Kabinetit se është mjaft e mundshme që zgjedhjet të zhvillohen në javën e parë të muajit maj (me shumë gjasë në datën 6 maj).