Statusi kandidat, Sequi: S’do e merrni në dhjetor
TIRANE - Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi në një intervistë ekskluzive të dhënë dje për “Gazeta Shqiptare” ndonëse përshëndet zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare, veçanërisht vendosjen e dialogut rreth çështjeve që kanë të bëjnë me reformat kryesore drejt realizimit të 12 prioriteteve të BE-së bën të ditur se “realisht, ne nuk mund të presim që Shqipërisë ti jepet statusi i kandidatit në fund të këtij viti”. Megjithatë, diplomati i lartë europian, shton se “veprimet e shpejta të ndërmarra nga forcat politike shqiptare në kuadrin e një dialogu konstruktiv dhe domethënës mund të kenë një ndikim pozitiv në mënyrën se si Këshilli do të vlerësojë mundësitë e Shqipërisë për të arritur progres në rrugën drejt BE-së”, tha Sequi për GSH.
Pas prezantimit të Raport-Progresit të Bashkimit Europian, a mendoni se do të shikoni një angazhim më të madh të klasës politike shqiptare?
Besoj se partitë politike shqiptare e kanë marrë pozitivisht ofertën e Komisionit Europian për një ripërfshirje në mënyrë konstruktive në prioritetet e integrimit europian të vendit.
Ne e mirëpritëm miratimin nga Parlamenti shqiptar me konsensus ndërpartiak të vendimit për ngritjen e komisionit parlamentar mbi reformën elektorale dhe të dy ligjeve që kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 3/5 të votave. Gjithashtu Bashkimi Europian mirëpriti edhe vendimin e Konferencës së Kryetarëve të Grupeve Parlamentare të marrë në 14 Nëntor për ngritjen e grupit parlamentar të punës mbi reformën lidhur me rregulloren dhe proçedurat si dhe kalendarin për rishikimin dhe miratimin e ligjeve me shumicë prej 3/5 të votave. Sinjalet e para të lëshuara janë inkurajuese por është e rëndësishme që të mbahet ky vrull. Ashtu siç tha edhe Komisioneri Fule, “këto janë elementë të rëndësishëm të përpjekjeve të përtërira të Shqipërisë për të ecur para në drejtim të reformave kyçe dhe për të përmbushur 12 prioritetet e paraqitura në Opinionin e Komisionit të vitit 2010 lidhur me aplikimin për anëtarësim në BE të vendit”. BE-ja është e gatshme për të vazhduar përpjekjet e saj për mbështetje dhe bashkëpunim me Shqipërinë me objektiv anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Dialogu është një nga vlerat kyçe të Europës e cila është në vetvete dialog dhe gjetje kompromisi.
Kush janë pikat e forta të BE-së në Shqipëri dhe ku mendoni se ajo mund të bëjë më mirë?
Fuqia e BE-së në vendin tuaj qëndron në faktin se popullit shqiptar, qeveria e tij dhe klasa politike kanë zgjedhur me vullnetin e tyrë të lirë që ta bëjnë Shqipërinë anëtarë të BE-së.
Unë besoj se BE-ja ka nevojë të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj në shpjegimin e shqipëtarëve të sfidave, detyrimeve dhe përfitimeve e proçesit të integrimit. BE-ja ka nevojë të bëjë më shumë në shpjegimin e popullit shqiptar se kjo zgjedhje sjell një transformim rrënjësor të vendit ashtu siç tha edhe Komisioneri Fule “një transformim drejt një demokracie të qëndrueshme dhe pluraliste e cila mbështet dhe forcon ligjin; një transformim drejt një ekonomie tregu funksional dhe perspektivës së një mirëqënieje afatgjatë; një transformim drejt një shoqërie moderne e cila përqafon plotësisht vlerat në zemër të BE”.
Ju keni deklaruar së fundmi se është koha për tu përballur me zgjidhje për të arritur atë që ju e keni quajtur “objektiv kombëtar”. Nëse klasa politike nuk ndërmerr hapat e duhura, në çfarë pike mendoni se BE mund të ndërhyjë për të zhbllokuar situatën?
Europa është këtu për të ndihmuar dhe jo për të ndërhyrë. Një nga shprehjet e mia më të preferuara është “Albania’s ownership” (pronësia e Shqipërisë) në kuptimin se kjo varet nga vetë vendi juaj. Përsëri mund të them se ne i mirëpresim zhvillimet e fundit pozitive në jetën politike shqiptare. Dhe dëshiroj të shpreh vlerësimin e sinqertë ndaj të gjithë atyre që bënë të mundur këto zhvillime. Në muajin Dhjetor, Këshilli Europian pritet të miratojë përfundimet e tij mbi Shqipërinë si dhe rekomandimet e Komisionit. Realisht, ne nuk mund të presim që Shqipërisë ti jepet statusi i kandidatit në fund të këtij viti. Megjithatë unë jam i bindur se këto zhvillime të rëndësishme dhe veprimet e shpejta të ndërmarra nga forcat politike shqiptare në kuadrin e një dialogu konstruktiv dhe domethënës mund të kenë një ndikim pozitiv në mënyrën se si Këshilli do të vlerësojë mundësitë e Shqipërisë për të arritur progres në rrugën drejt BE-së.
Forcat politike dhe udhëheqësit kanë nevojë të shfrytëzojnë këtë periudhë për të forcuar dialogun intensiv rreth çështjeve që kanë të bëjnë me reformat kryesore dhe të lançojë një progres të prekshëm në trajtimin e 12 prioriteteve për tu dërguar një sinjal pozitive shteteve anëtare të BE-së. Përfundimet e shumëpritura nga Këshilli do të jenë një sinjal pozitiv. Unë kam besim se partitë politike e kanë kuptuar se është në interes të Shqiptarëve të ndjekin rrugën e transformimit që BE ofron si perspektivë për Shqipërinë. Unë besoj se integrimi europian konsiderohet nga klasa politike shqiptare si një forcë shtytëse për reformat.
Duket se integrimi do të jetë në dorë të rinisë shqiptare. A ka BE-ja një strategji të hartuar enkas për të?
Anketimi më i fundit rreth perceptimit të BE-së nga ana e Shqiptarëve tregoi se të rinjtë janë grupi më pak i informuar në vend. E kam thënë se klasa politike shqiptare në veçanti duhet të shqetësohet për mungesën e interesit apo të mbështetjes nga ana e rinisë. Shqipëria ka një popullësi shumë të re dhe të rinjtë janë faktorët kryesorë të ndryshimit dhe të mbështetjes popullore ndaj politikave të zhvillimit. Përfshirja e rinisë në proçesin e integrimit europian duhet të jetë përgjegjësia parësore e klasës politike shqiptare. Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri do të luajë rolin e saj mbështetës në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit lidhur me rëndësinë që ka rinia shqiptare në proçesin e integrimit. Kjo është arsyeja përse Delegacioni ka hapur tre Qendra Informimi të Bashkimit Europian në Shqipëri, respektivisht në qytetet e Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës të cilat janë qytete universitare dhe ku shumica e popullsisë është e re. Rinia është objektivi kryesor i aktiviteteve të Qendrës së Informimit të BE-së. Më lejoni të them disa fjalë për rininë Shqiptare. Në Shqipëri, vëmë re një numër impresionues të të rinjve. Në rrugë, në vende publike, në plazhe; duket sikur qytetet dhe fshatrat janë të populluara veç nga të rinjtë (është pikërisht prezenca e tyre masive që bën ndryshimin midis peisazhit urban të Ballkanit nga qytetet e shumta të Europës Perëndimore). Janë pikërisht këta të rinj tek të cilët mund të shohësh dëshirën të rrahë fort. Një dëshirë e pandalshme për tu përmisuar, për të luajtur lojën plotësisht, për të marrë rrezikun në sy, për tu rritur, për të zbuluar botën. Ata janë të rinj që ëndërrojnë gjetkë, që ëndërrojnë Europën dhe një jetë të ndryshme nga ajo e baballarëve të tyre. Djem e vajza të cilët mendojnë çdo ditë për të ardhmen e tyre dhe se çfarë ajo ju ka rezervuar. Të cilët do të bënin gjithshka për të ndjekur një universitet, të cilët flasin të paktën dy gjuhë (të mësuara vetë), të cilët janë kuriozë dhe ç’nuk presin të konkurojnë më të tjerët, të cilët shpesh dinë shumë gjëra zor për tu ditur rreth Europës. Të rinj modestë, të cilët dëgjojnë në qetësi dhe bëjnë shumë pyetje). Mendoj se ato do ta bëjnë Europën më të re dhe më me ngjyra duke i dhënë asaj pak nga gëzimi i tyre për jetën. Mesazhi im për rininë shqiptare është i qartë: Ndjeni dhe jini Europianë.
A besoni se zhvillimi i iniciativës së lirë do të jetë një shtytje drejt Europës?
Bashkimi Europian i jep shumë rëndësi krijimit të një klime miqësore biznesi në Shqipëri. Aktorët në fushën e biznesit janë motorët e zhvillimit dhe punësimit për Shqipërinë. Ato janë faktorët kryesorë në zhvillimin e reformave social-ekonomike të vendit drejt integrimit në BE. Inkurajimi i iniciativës së lirë është fokusi kryesor i politikës në BE-së. Shqipëria ka bërë progres në drejtim të krijimit të një ekonomie tregu funksional. Por ka ende shumë punë për të bërë. Për këtë dhe për shumë arsye të tjera ne po ngremë një Qendër të Transmetimit të Informacionit (EU INFORMATION RELAY) për bizneset shqiptare për ti mbështetur ato në rrugën drejt integrimit të Shqipërisë.
Edhe në këto kohëra të krizës financiare, BE vazhdon ta mbështesë Shqipërinë me ndihmë financiare. Kush është kostoja totale e investimeve të Bashkimit Europian në Shqipëri në dekadën e fundit dhe a monitorohet ajo?
Do të doja të të falenderoja për këtë konstatim. Po është e vërtetë dhe do të doja që qytetarët shqiptarë ta mbanin shënim këtë. BE-ja vazhdon ta mbështesë Shqipërinë me ndihmë financiare pavarësisht situatës financiare në Eurozonë. Idea e Bashkimit dhe mënyra se si ajo është zhvilluar ka qënë gjithmonë rreth një boshti qëndror – paqe dhe stabilitet. Bashkimi është përpjekur gjithmonë të inkurajojë dhe të zgjerojë bashkëpunimin ndërmjet shteteve rreth çështjeve me interes të përbashkët në mënyrë të paanshme dhe të drejtë me qëllim përfshirjen e tyre në një rrjet çështjes e marëdhëniesh dalja nga e cila është shumë e rrezikshme apo thjesht pa përfitim. Solidariteti është gjithashtu një vlerë kyçe e Bashkimit Europian. Ashtu siç thotë edhe një shprehje shqiptare “Ai që vetëm për vete punon, është si një dru qe pemë s’lëshon”. Bashkimi Europian është një donator bujar: BE-ja po vazhdon të japë aktualisht ndihmë të pakursyer nëpërmjet Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit (Instrument for Pre-açession – IPA). Në periudhën 1991 - 2006, nëpërmjet programeve PHARE, CARDS dhe të tjera, BE dha €850 million ndihmë. Në kuadrin e IPA, shuma totale e akorduar për periudhën 2007 – 2013, shënoi €530 million. Ky është një total prej €1.38 billion nga paratë e taksapaguesve të BE. Kjo është një shenjë e qartë dhe e pagabueshme e mbështetjes dhe angazhimit që BE-ja tregon ndaj rrugës Europiane të Shqipërisë. Përfitimet janë të shumta dhe ato mund të lexohen lehtë në eksperiencat e zgjerimeve më të fundme - më shumë vende pune dhe zhvillim ekonomik, infrastrukturë më të mirë, cilësi më e mirë e prodhimeve bujqësore, mbrojtje e konsumatorëve, ambjent dhe kushte jetese më të mira e të tjera.
Në sajë të ndihmës së BE-së, Shqipëria tashmë po shijon disa nga këto përfitime. Për shembull, në 2014, Shqipëria, sipas Marëveshjes së Asocim-Stabilizimit (SAA) që ka nënshkruar, duhet të zbatojë të njëjtat rregulla dhe standarte për ndërtimin e dhe sigurinë e rrugëve si dhe transportin e mallrave të rrezikshme ashtu siç bëjnë të gjitha vendet e BE-së. E gjithë kjo do të zvogëlojë numrin e vdekjeve në rrugët e Shqipërisë e cila aktualisht është dy herë më e lartë se në Slloveni, një fqinj shumë i afërt i BE. Kjo do të thotë që qytetarët shqiptarë do të jenë më të sigurtë kur ato ecin,kur i japin makinës apo biçikletës për të shkuar në punë, në shkollë, në një dasëm apo për të pirë një kafe me një mik. Gjithashtu kjo do të thotë që fshatrat do të jenë më pak të izoluar, fermerët do të kenë akses më të shpejtë me tregjet e qyteteve nëpërmjet rrugëve më të mira në zonat rurale e të tjera. Mbrojtja e konsumatorit do të thotë që produktet në treg janë të sigurta dhe pikërisht ato që lexojnë në paketimin e tyre dhe se përshkrimi i tyre ju jep informacion të mjaftueshëm mbi mallin dhe se ju mund ta ktheni atë nëse nuk i plotëson pritshmëritë tuaja apo nëse ndryshoni mendje. Një qytetar Europian është i siguruar nga standartet e BE jo vetëm kur vjen puna për mallrat që janë prodhuar brenda Unionit por edhe prej atyre që vijnë nga jashtë. Prodhuesit shqiptarë që duan të bëhen pjesë e tregut Europian duhet të respektojnë të njëjtat rregulla. Dhe qytetarët shqiptarë duhet të përfitojnë të njëjtën mbrojtje që gëzon çdo konsumator.
Kush është lidhja midis Europës dhe Ballkanit?
Europa dhe Ballkani janë të lidhur ngushtësisht, tani më shumë se asnjëherë. Hapja e Europës për t’i futur ato në brendësi të saj, siç është rasti i Europës Qëndrore dhe Lindore, ka çuar në ndryshime të paimagjinueshme deri pak vite më parë. Nëse krahasoj eksperiencën time të mëparshme në Rajon me situatën e tanishme, ajo çka më bën përshtypje është se këto ditë ka më shumë qëndrueshmëri dhe siguri dhe kjo vihet re menjëherë. Por gjithashtu vihet re se shoqëritë mbeten të ndara dhe delikate dhe se perspektiva Europiane kontribuon në forcimin e tyre. Është kuptuar se mbajtja e këtij rajoni - dhe rrjedhimisht stabiliteti i kontinentit tonë – varet gjërësisht nga suksesi i proçesit të integrimit. Por ekziston të paktën edhe një arsye tjetër përse BE nuk mund ta injorojë Ballkanin. Një botë që zhvillohet drejt një sistemi kontinentesh ndërkohë që çdo ditë shikon një numër në rritje të fushave ku shfaqet kriza ku seriozisht nevojitet shembulli dhe eksperienca europiane bazuar në politikën fleksibël dhe të mençur të dialogut dhe bisedimit. Dhe kjo shpjegon pse kërkesa e Europës është tashmë e fortë edhe jashtë kontinentit. Europa nuk është vetëm një koncept politik dhe gjeografik por gjithashtu një produkt i historisë. Kështu ka të ngjarë që në të ardhmen, do të jetë gjithnjë historia që do të legjitimojë miratimet gjeografike. Kur më pyesin që tu shpjegoj se ‘çfarë bën Europa’, i përgjigjem se në thelb ajo shërben për ti bërë vendet që janë pjesë e saj të punojnë më mirë. Për këtë shërben Euro, tregu i njesuar, bashkëpunimi kundër terrorizmit, politika e jashtme dhe ajo e sigurimit dhe më përgjithësisht politikat Europiane. “Nga të gjitha përkufizimet se çfarë është Europa, ajo që më pëlqen më shumë është kjo: “Europa është dhe do të mbetet një çështje zemre”. Dhe e di se Shqipëtarët e kanë Europën në zemrën e tyre.
(GSH/BalkanWeb)