Pashke te nxehta temperatura te larta ne Evrope

Fundjava e Pashkëve do të vijë me temperatura të larta në Evropë, e cila është përfshirë nga moti i ngrohtë e me diell. Temperatura të larta, deri në 29 gradë janë regjistruar në disa qytete, duke nisur nga Frankfurti në Gjermani, ndërsa Brukseli njoftohet të jetë më i ngrohtë se Barcelona në këto ditë. Ndërsa në Barcelonë, temperatura ka qenë vetëm 18 gradë, në Bruksel ajo është afruar në 25 gradë.