E Diel, 1 Nëntor 2026

Triumfi i Mourinho kater kupa ne kater shtete

Katër Kupa në katër shtete të ndryshme. Ky është palmaresi i sukseseve të Jose Mourinhos, që pas fitores 1-0 në skuadrës së tij kundër Barcelonës shijon triumfin personal ndaj të gjithë kritikëve të tij. Portugezi është vënë shpesh herë në qendër të polemikave për lojën mbrojtëse që aplikon në fushën e lojës, por finalja e Kupës së Mbretit në “Mestalla” ka qenë ndryshe.

"Pak ditë më parë dikush më quajti trajner titujsh dhe jo trajner futbolli. Dua t’iu them falemindert. Më pëlqen të jem një trajner titujsh. Ne bëmë punën tonë dhe sipas opinionit tim kemi bërë gjënë më të drejtë. Jam krenar për futbollistët dhe për tifozët e Realit”, ka thënë Mourinho që në karrierën e tij ka fituar Kupën në Portugali me Porton, në Angli me Chelsea, në Itali me Interin dhe tani në Spanjë me Realin e Madridit.

Mes dëshpërimit për humbjen dhe dëshirës për hakmarrje. Ky është trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola në konferencën për shtyp pas ndeshjes. “Dua të uroj Realin për fitoren. Tani na mbetet të analizojmë gabimet tona dhe të përgatitemi për ndeshjet e tjera në Ligën e Kampione. Asgjë nuk ka mbaruar, ndërsa jam i bindur te kualifikimi”, ka thënë Gurardiola.

Barcelona dhe Reali do të përballen dhe dy herë të tjera në gjysmëfinalet e Champions në 27 prill dhe 3 maj.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›