E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Dajt Ne 8 maj Berisha ne pension

Në tetë maj të nxjerrim Sali Berishën të papunë. Me këtë moto kryetari i opozitësm Edi Rama kërkoi votën në tetë maj, pasi akuzoi kreun e qeverisë për 1 milionë të papunë në vend.

"Janë një milionë të papunë sot. Që një milionë të papunë të kenë shpresë të gjejnë punë duhet të ketë një të papunë. Duhet të dalë Saliu nga puna, kjo është!"- tha Rama.

Përpara banorëve të komunës Dajt, Rama tha se në këto zgjedhje nuk janë për t'u rreshtuar nën flamuj partish, apo flamuj politike por nën flamuj të interesit të përbashkët kombëtar për të dalë nga krizat e shumëanshme që kanë mbërthyer vendin.

"është dita për t'u bashkuar për intersat e mëdha kombëtare dhe njëkohësisht familjare, të çdo familjeje të zakonshme. Interesa që lidhen me ushqimin, arsimin, punësimin pas shkollimit, pas vitesh të tëra në papunësi"- tha Rama.

Ndërsa mbrëmjen e së mërkurës, kandidati i opozitës për Tiranës kryebashkiaku aktual i saj, Edi Rama e ka mbyllur nën shoqërinë e të rinjve tek çadra elektorale e PS-së në bulevardin "Dëshmorët e kombit", nga ku kanë ndjekur finalen e kupës së mbretit, Real – Barcelona.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›