Pashkët, Berisha: Kemi motive për t’iu falur Zotit, jemi komb i rilindur
TIRANE - Pas vizitës në selinë e Kishës Ortodokse, në ditën e ringjalljes së Krishtit, kryeministri Berisha u ndal përpara gazetarëve për të përcjellë urimin e tij për të gjithë besimtarët shqiptarë.
Duke uruar për më shumë gëzime e mbarësi, Kryeministri theksoi se shqiptarët kanë motive të mëdha për t’iu falur Zotit, për rilindjen e tyre pas kapërcimit të errësirës dhe izolimit.
“Uroj që Pashka tjetër të na gjejë edhe më mirë, së bashku me vëllezërit ortodoksë ta festojmë në Katedralen e re. Ne shqiptarët kemi motive më të mëdha se kushdo tjetër që t’i falemi Zotit sepse ne jemi një komb i rilindur, sepse besimet tona janë besime të rilindura, sepse asnjë komb tjetër nuk pati fatin tonë të izolohej në errësirat më të thella, të privohej nga besimet dhe shpresat. Pra këto 20 vite, janë vite të rilindjes së vërtetë të shqiptarëve, të besimeve të tyre të mëdha.”- u shpreh Berisha.
Me tej, shefi i qeverisë vlerësoi tolerancën fetare ne Shqipëri, si një nga vlerat morale që shndërrit më shumë. Sipas kryeministrit, 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë është një tjetër motiv për të festuar ringjalljen e kombit, pas kaluarit të gjatë të zhvillimeve.
“Në këtë 100-vjetor vijmë të ringjallur dhe të pavdekshëm si komb, prandaj duhet të falenderojmë Zotin më shumë se gjithë të tjerët.”- përfundoi kryeministri Berisha.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kremtohen Pashkët Ortodokse, mesha në të gjithë vendin Pashkët, Presidenti Topi uron: Fat e begati popullit shqiptar Pashket, urimi i plote i Kryepeshkopit Anastas