E Diel, 1 Nëntor 2026

Pashkët, Berisha: Kleri fetar ndihmoi në krijimin e shtetit shqiptar

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha u ka uruar këtë të dielë të gjithë besimtarët katolikë festën e Pashkëve.

“Erdha të shpreh urimet e mia më të përzemërta Imzot Rrok Mirditës, udhëheqësit të kishës katolike, në këtë ditë të shenjtë, ditë të ringjalljes të përjetësisë dhe të shpresës. Pashka është një ditë e madhe për të gjithë ata që i besojnë zotit sepse u ngjall Krishti, burri që me shpirtin e tij u shkri në moralin e njerëzimit. Profeti që meritoi të jetë profet në të gjitha besimet.”, ka theksuar Berisha.

Në fjalën e tij pas vizitës me Ipeshkvin i Arqipeshkvisë Metropolitane, Imzot Rrok Mirdita, kryeministri Berisha theksoi se Pashka këtë vit është shumë e veçantë pasi festohet në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kreu i qeverisë falenderoi klerin fetar në Shqipëri që mundësoi në formimin e Shqipërisë.
Ky është një moment shumë i veçantë pasi këtë vit Pashkët festohen në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Ai vlerësoi rolin e madh të klerikëve katolikë në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë ndërsa shtoi se është detyrimi i të gjithë shqiptarëve të përulen me nderim më të madh para rolit të jashtëzakonshëm që udhëheqësit e klerit katolik, ortodoks, mysliman.

“Është në detyrimin e mbarë shqiptarëve të përulen me nderimin më të madh para rolit të jashtëzakonshëm që udhëheqësit e klerit katolik, mysliman, ortodoks kanë luajtur këto 100 vjet në konsolidimin e pavarësisë së Shqipërisë. Nqs shkojmë në vitet 12 apo atyre viteve shqiptarët nuk duhen të çuditen që do të gjejnë në historinë e tyre burra viganë, të krerit katolik që bënë gjithçka për formimin e shtetit shqiptar, për Shqipërinë e pavarur, të cilët përdorën të gjithë fuqinë e tyre nga senati dhe kongresi amerikan gjer në Vatikan tek Selia e Shenjtë që Shqipëria të bëhej e pavaruar. Ironia ishte se jo rrallë këta burra përballeshin jo më vetëm me ata që e kundërshtonin këtë pavarësi, por edhe me politikan të zhveshur nga çdo moral shqiptar

Berisha theksloi më tej se Kisha u bë avokate e madhe e kësaj kauze të shqiptarëve dhe për këtë ideal humbi dhe njerëz nga regjimi i asaj kohe.
Ai ka theksuar më tej se Kisha katolike u shndërrua në ato vite në “Kisha ishte një avokate e madhe e kësaj çështje jo vetëm në selinë e shenjtë, por në të gjitha lidhjet e saj. Sot në këtë 100- vjetor nuk mund të mos përulesh para sakrificës sublime të dhjetra dhe qindra klerikëve katolikë që u flijuan për t’u bërë të pavdekshëm, u martirizuan për të mbrojtur vlerat hyjnore dhe njerëzore nga një regjim barabar” ka shtuar më tej Berisha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›