E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi uron Pashkët, mesazh dhe politikës: Të ringjalleni me dialog

TIRANE-Presidenti Bamir Topi ka vizituar sot Katedralen e Shën Palit në Tiranë ku uroi Imzot Rrok Mirdita për festën e Pashkëve.
Në përfundim të vizitës, Topi nuk refuzoi mediat për të bërë një urim tjetër. Presidenti kërkoi që kjo festë të shërbejë në politikë për më shumë harmoni e pozitivitet dhe jo për shprehje egoizmi, që sic tha ai duhen lënë pas.

“Është një ditë e veçantë sikurse janë të gjitha ato ditë që lidhen me mirësinë dhe kjo ditë ka në themel ringjalljen e jetës dhe të besimit, por në kontekstin e Shqipërisë është e nevojshme ringjallja e besimit dhe të komunikimit dhe kjo do të sjellë një dominim të harmonizmit pasi Shqipëria e ka pasur gjithmonë harmoninë. Mesazhi im është për moralin e politikës e cila ka nevojë të ripërtëritje pasi komunikimi duhet të jetë në bazë të dialogut dhe dialogu sjell më pas rastet e mira, pozitivitetin, dhe të mos shohim shprehje të egoizmit që shohim shpesh në mjediset e politikës ku dëshira për pushtet lë pas kujdesin ndaj qytetarit” theksoi Topi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›