Rama-Berishës: Shëndëtësia sot qamet i zi për shqiptarët
TIRANË- Kreu i opozitës Edi Rama ka sulmuar kryeministrin Berisha, pas deklaratës së tij në mbledhjen e sotme të Task Forcës, ku vlerësoi se Shqipëria renditet ndër vendet e zhvilluara sa i takon shëndetësisë.
“Kryeministri e di se vdekshmëria foshnjore ka qenë historikisht e ulët, kurse shëndetësia sot është qamet i zi për cdo shqiptar që ka nevojë për të!”,- komentoi Rama në faqen e tij zyrtare në Twitter.
Nën drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua mbledhja e Task-Force për reformën në shëndetësi, ku u pasqyrua gjendja aktuale e sistemit tonë shëndetësore, sistemi financiar dhe përpjekjet për luftimin e korrupsionit në këtë sektor.
Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha theksoi se përbën një arritje historike fakti që Shqipëria renditet tashmë në grupin e vendeve të zhvilluara për sa i përket treguesve që përbëjnë shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor të një vendi, siç janë vdekshmëria foshnjore apo ajo amtare apo vdekshmëria në tërësi e popullatës.
(el.me/BalkanWeb)