Qeveria e Kosovës dënon aktin terrorist në veri të Mitrovicës
PRISHTINË-Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktin terrorist, në të cilin humbi jetën një qytetarë, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.
“Ky akt i drejtuar ndaj jetës, lirisë dhe pronës së qytetarëve, është një akt kriminal dhe terrorist, ndaj të cilit Qeveria e Kosovës shpreh indinjatë dhe angazhohet që ndriçimi i tij, kapja e akterëve dhe dënimi i tyre të bëhet sa më shpejt”, theksohet në një deklaratë të qeverisë kosovare të kumtuar pak më parë .
Bëhet e ditur se Kryeministri ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë së Kosovës dhe nga organet e ndjekjes të bëjnë çmos që aktorët e këtij akti terrorist, të kapen dhe të marrin dënimet e merituara nga ana drejtësisë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj të vendosur në luftën kundër të gjithë atyre që rrezikojnë jetën, lirinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, thekson deklarata.
(d.b/BalkanWeb)