E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata-prokurorisë: Rihapni dosjen e kompanive të ndërmit

Tiranë – Gjykata e Tiranës ka urdhëruar prokurorinë të rihapë sërish hetimet e mbyllura për aksidentimin e një punëtori ndërtimit. Një punëtor ka pësuar një aksident të rëndë, duke rënë nga kati i tetë i një pallati në ndërtim. Vetëm fakti i ka shpëtuar jetën, por plagët që ka ka marrë kane qenë të rënda. Punëtori Florenc Çera ka vendosur ta kërkojë drejtësinë e tij. Ai ka paditur kompanitë ortake në ndërtimin e pallatit, Agolli S&A me nenkontraktoriin Uldedaj-Liss, pasi sipas tij aksidenti ka ardhur si pasojë e mungesës së mjeteve dhe kushteve mbrojtëse.

Punëtori pretendon se  qenë pa rrip sigurie, pa kapele, duke punuar në lartësi ku nuk ka patur asnjë masë mbrojtjëse, as rrjetë dhe asgjë tjetër. Dhe mbi të gjithë, ai dhe shokët e tij kanë qenë duke punuar ditën e dielë, në ditën e pushimit zyrtar. Por, pasi kishtë dorëzuar padinë në prokurori, organi i hetimit të Tiranës e kishte mbyllur dosjen, pasi sipas saj fajtor për aksidentin ka qenë vetë punëtori, i cili nuk kishte vendosur mjetet mbrojtëse dhe ditën e dielë  kishte dalë të punonte për arsye të tjera, pasi e diela ishte ditë pushimi.

Në dosjen e gjykatës theksohet se kompania e ndërtimit ku punonte punëtori ishte gjobitur disa herë për punësimin e punëtorëve pa kontrata dhe pa sigurime shoqërore, dhe kjo nuk është përfshirë në hetim. Sipas dosjes së dorëzuar nga avokati i punëtorit, edhe nga procesverbali i policisë në vendin e ngjarjes thuhet se në objekt nuk jane fiksuar si prova rripa sigurimi apo kapele qe te shmangin aksidentin. Administratori i kompanisë së ndërtimit Uldedaj Liss, ka deklaruar se mjetet mbrojtese nuk i jane dhene punonjesve ate dite pasi ka qene dite e diele, nderkohe qe Inspektoriati Shteteror i Punes ka ushtruar kontroll 3 dite me vone pas aksidentit dhe keto mjete nuk kane qene ne kantierin e ndertimit te objektit.

Avokati i punëtorit të akidentuar kërkon të hetohet se përse punëtorët kanë qenë ditën e dielë duke punuar, edhe pse punëdhënësi pretendon se nuk kishte dijeni që ata punonin në ditën zyrtare të pushimit?

Prokuroria ka arsyetuar në vendimin e pushimit, se mjetet e punes kane qene aty, por nuk i ka vendosur vete punëtori i aksidentuar. Por avokati thotë se, nese eshte keshtu, perse mjetet e punes nuk jane pasqyruar ne procesverbalin e keqyrjes se vendit te ngjarjes duke qene se ka pasur nje procesverbal te tille, duke qene se pikerisht mungesa apo prania e tyre eshte qe te ngarkon me pergjegjesi penale.

Në vendimin e saj gjykata I referohet dhe akt epkspertimit, I cili nxjerr tre shkaqe të aksaidetit:

1-Moslyrjen e dërrasave të aramturës me vaj të djegur makinësh që të mos ngjistin. Eshte detyre e sipermarresit dhe supervizorit te objektit respektimi i KTZ ne punimet e ndertimit.

2- Objekti eshte ndertuar gjate kohes qe eshte pa leje dhe ne kete kohe nuk duhej te ndertohej. Supervizori i objektit nuk dihet se kush eshte.

3- Nese punetori do te kishte lidhur me rrip mesi, renia nga objekti do ishte totalisht e pamundur. Punetori duhet te ishte i lidhur detyrimisht me rrip mesi. Lidhja me rrip mesi eshte ceshtje urdheri, vullneti dhe me pas kontrolli. Dita e diele eshte dite pushim keshtu qe ajo ngel vetem ceshtje vullneti e punetorit. Nese firma provon se ka blere rripa mesi dhe i ka pasur gjendje ne magazine qofte edhe nje rrip, neglizhenca e punetorit per tu lidhur me rrip kur ka ekzistuar fizikisht eshte shkelje determinante e rregullave te sigurise ne pune kur ka sjelle pasojen.

Gjykata i referohet aktit te inspektimit te Inspektoriatit Shteteror te Punes realizuar gjate periudhes dt.08.09.2008- 29.09.2008 prane subjektit UldedajLiss per këtë object, ku thuhet se jane lene detyra pas kontrollit dhe duhet te behet deklarimi i punonjesve prane zyres se punes, punetoret duhet te pajisen me mjete mbrojtese individuale te pershtatshme per realizimin e punes dhe punedhenesi duhet te kujdeset per perdorimin  e tyre. Duhet te lidhen kontratat individuale te punes. Ky inspektim eshte bere para ndodhjes se ngjarjes.

Sipas aktit te inspektimit te Inspektoriatit Shteteror te Punes realizuar gjate periudhes dt.06.03.2009-17.03.2009 prane subjektit UldedajLiss per objektin ne Yzberisht Kashar, rezulton se pas kontrollit eshte konstatuar se punedhenesi nuk ka vene ne dispozicion te punemarresve pajisje individuale mbrojtese rrip sigurimi dhe kaska koke. Per keto shkelje eshte gjobitur me vendimin e dt. 17.03.2009 te Inspektoriatit Shteteror te Punes. Ky inspektim eshte kryer tre dite pas ndodhjes se aksidentit.

Sipas vendimit nr.1570, dt. 02.03.2011 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane marre forme te prere me vendimin nr. 1647, dt. 12.07.2011 te Gjykates se Apelit rezulton se vendimi i mesiperm i Inspektoriatit Shteteror te Punes eshte bere objekt konflikti gjyqesor nga Shoqeria Uldedaj-Liss shpk dhe pretendimi i kesaj te fundit per shfuqizim te aktit eshte rrezuar nga gjykata.

Edhe më herët këto kompani ndërtimi ishin bërë objekt kontrolli e gjobitjeje për mungesën e kushteve të sigurisë në punë dhe shfrytëzimit të punëtorëve në punë të zezë. Por edhe këto nuk janë marrë parasysh nga prokuroria, e cila është urdhëruar ta rihetojë ngajrjen nga e para. Gjykata kërkon të hetohet se kush duhet të përgjigjej për paisjen e punëtorëve me mjete sigurise, kërkon të ribëhe akti i ekspertimit dhe ai të përcaktojë personat dhe autoritetet përgjegjëse për zbatimin rregullores etj

Komenti ynë: Skllevërit e kohëve moderne

Aksidentet në fushën e ndërtimit janë të dytët në numër pas atyre rrugore dhe ku viktimat ose humbin jetën ose mbeten sakatë. Pasi ky është sektori ku punësohen njerëzit më nevojtarë të shoqërisë. Të pasiguruar, pa kontrata, pa ditë pushimesh zyrtare e festash, ata janë sot skllevërit e kohëve moderne në Shqipëri. Me e shumta që sipërmarrësit e ndërtimeve u paguajnë viktimave të skelave, janë paratë e varrimit dhe punësimi i ndonjë personi tjetër nga familja, në mënyrë që familja të harrojë të vdekurin dhe të mund të vazhdojë të mbijetojë.

Në pjesën dërrmuese të aksidenteve, të plagosurit apo familjet e viktimave nuk i padisin kompanitë. Dhe ky është rast i mirë për të kuptuar se përse nuk i padisin, pasi organet e hetimit mbajën anën e kompanive. Por ky është edhe një rast i mirë që drejtësia të fillojë të veprojë dhe ndonjëherë të jetë edhe në anën e viktimave.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Gjykata lë në burg Llupon, pranohet kërkesa e Prokurorisë Tiranë- Afatet e paraburgimit për ish-gardistin Agim Llupo shtyhen me...
  2. Debitorët e kompanive, e gjithë gjykata kundër borxhlinjve Tiranë- Gazeta IDEA ka investiguar prej javësh zvarritjet e proceseve civile...
  3. Gjykata lë në burg Agim Llupon, pranohet kërkesa e Prokurorisë Tiranë- Ish-gardisti Agim Llupo që akuzohet për vrasjen e protestuesit...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›