Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë ringjalljen e Krishtit, mesha e festime në vend

TIRANE – Besimtarët Ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan mesnatën e së shtunës dhe në orët e para të së dielës, Ringjalljen e Krishtit. Mijëra besimtarë kanë marrë pjesë në meshën e Pashkëve, që u drejtua nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Me shprehjen “Merrni dritë nga drita që nuk perëndon kurrë”, Kryepeshkopi Janullatos iu drejtua besimtarëve ortodoksë në mesnatë, në momentin e ringjalljes së Jezusit të Nazaretit, tri ditë pas vdekjes i kryqëzuar, me shpresën se besimtarët do të mund të marrin dritë nga drita e pashueshme e Perëndisë.
Flaka që u ndez në atë moment simbolizon Ringjalljen e Krishtit pas sakrifikimit të tij në kryq. Pashkët simbolizojnë edhe thelbin e krishtërimit, Ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.
Besimtarët Ortodoksë në të gjitha kishat e vendit kanë ndezur qirinj dhe kanë uruar njëri-tjetrin për paqe, begati dhe lumturi.
PRESIDENTI NISHANI URON BESIMTARËT
Presidenti i Republikës Bujar Nishani uroi besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve. Në mesazhin e kreut të shtetit thuhet:
“Të dashur besimtarë kristianë-ortodoksë shqiptarë kudo ku ndodheni. Është ndjesi dhe kënaqësi nga më të veçantat dhe më të rrallat për mua, si njeri, si qytetar, si President, t'ju uroj juve Pashkët. Jo çdo President ka privilegjin, nderin, rastin, sigurisht dhe fatin, si dhe padyshim kënaqësinë, të urojë eventet rituale të disa besimeve. Presidenti i Shqipërisë është nga të rrallët që e ka këtë privilegj. Shqipëria është një vend i vogël me disa besime. Diçka e rrallë dhe e veçantë kjo që, nga pikëpamja e mësipërme, mua si President i Shqipërisë, më vë në një pozitë fatlume. Lejomëni të dashur besimtarë kristianë-ortodoksë, t’ju them shumë sinqerisht dhe shumë dashamirësisht se ushqej ndaj jush një simpati, një respekt dhe një stimë individuale të veçantë. Për një numër arsyesh. Së pari për marrëdhënien e ngushtë bashkëpunuese mes besimit tuaj, kishës suaj, përfaqësuesve të saj, besimtarëve dhe Rilindjes sonë Kombëtare. Kanë qenë, janë dhe do të mbeten përgjithmonë të pashlyeshme nga kujtesa jonë kombëtare lodhjet dhe sakrificat e pafundme që të parët tuaj mëmëdhetarë, me pushkë e me penë, bënë për çështjen kombëtare shqiptare gjatë shumë e shumë viteve brenda e jashtë Shqipërisë.
Të dashur e të nderuar besimtarë kristianë-ortodoksë,
Kemi bërë goxha rrugë. Ku ishim e ku jemi, vetëm të kujtosh shkatërrimin e përbindshëm të ndërtesave të kultit, martirizimin e priftërinjve, tmerrin e besimtarëve, se po të zbulonin dikë që kishte zier dhe ngjyrosur vezë për Pashkë, mund ta internonin ose burgosnin, të ngjethet mishi. Por, le të gëzojmë dhe urojmë njëri-tjetrin në këtë ditë gëzimi. Pas pak kemi zgjedhjet parlamentare. Ftoj me këtë rast, ju dhe komunitetet e tjera besimtare, në një bashkëpunim sa më të frytshëm me institucionet në të mirë të zhvillimit të qetë të zgjedhjeve. Me shumë respekt, ju përshëndes edhe një herë të gjithëve!”,- përfundon mesazhi i presidentit.
KREU I FRD, TOPI URON BESIMTARËT
Kryetari i FRD-së, Bamir Topi uroi besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social “Facebook”.
“Unë, familja dhe bashkëpunëtorët e mi bashkohemi me festën e veçantë të Pashkëve Ortodokse dhe urojmë të gjithë besimtarët ortodoks shqiptarë, gëzuar, me shumë mbarësi, harmoni dhe gëzime në jetën e tyre”, shprehet Topi. Duke vënë në dukje se festa të tilla kanë qënë dhe janë ditë të veçanta për shqiptarët, Topi thekson se “festat fetare nuk kanë lidhje me politikën dhe politika duhet lënë jashtë tyre; janë ditë simbole të besimit në zot, të ndjesisë fetare dhe të të drejtës kushtetuese të cdo qytetari për të festuar sipas dëshirës së tij. Janë ditë të vecanta në të cilat secili feston dhe uron, sepse festa e cdo besimi është festë për të gjithë shoqerinë. Ato janë rast i mire per te forcuar me shume traditen tone pozitive te harmonise dhe respektit ndërfetar, për të apeluar të gjithë për më shumë mbarësi, paqe, qetësi dhe në familje e shoqëri”.
"Ky mesazh mbetet përherë aktual, sepse reflekton tipare për të cilat cdo popull do ndjehej krenar, si dhe një kulture respekti për të cilën shoqëria jonë ka aq shumë nevojë. Shqipëria ka nevojë për shpresë e besim, ka nevojë për ringritje të vlerave morale dhe ikje nga fenomenet negative të shoqerive në tranzicion, ndaj edhe të gjithë kemi nevoje të urojme e shpresojmë për ditë më të mira, për më shumë përkushtim ndaj veprave humane, për solidaritet dhe për ndihmë më të madhe ndaj njerezve në nevojë, vëmendje e respekt me të madh ndaj kontributit të drejtuesve fetarë për të rikthyer besimin në Zot, ashtu sic edhe ndaj institucioneve fetare për të forcuar identitetin dhe rolin e tyre në edukimin shpirteror, qytetar e kombëtar të besimtarëve, sidomos brezave të rinj”, shprehet kreu i FRD-së.
Në përfundim, Topi shton “urime miq të besimit ortodoks, urime për të gjithë ata që festojnë e mbi të gjitha, urime për të gjithë ata që përmes besimit në Zot duan që shoqëria jonë të jetë më reflaktare ndaj gabimeve të së kaluarës, më e vendosur të zgjedhë rrugën e drejtesisë dhe harmonisë, dhe përmes mesazheve të besimit, të edukojë vlera të larta qytetare”.
MESHA E FESTIME NE TE GJITHE VENDIN
Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan mesnatën e së shtunës dhe në orët e para të së dielës, ringjalljen e Krishtit.
ELBASAN
Qindra besimtarë ortodokse kremtuan gjatë natës së djeshme dhe mwngjesin e sotëm ringjalljen e birit të Perëndisë, Jezu Krishtit.
Besimtarë të shumtë, mbas orës 23.00 kanë mbushur plot kishën Shën “ Shën Maria” në lagjen Kala, atë “ Shën Koll” si edhe Manastirin Shën Joan Vladimiri për të marrë pjesë në meshën e drejtuar nga famulltarët.
Mesazhe për më shumë paqe, shpresë dhe dashuri vllazërore, janë përcjellë nga Fatmulltari At Nikolla si edhe besimtarët ortodoksë të cilët një zëri janë lutur duke thënë fjalët “mirësia, dashuria dhe toleranca duhet të mbizotërojë në tokë”.
GJIROKASTER
Besimtarët ortodoksë në Gjirokastër kremtuan mbrëmjen e djeshme, duke u gdhirë dita e sotme, Ringjalljen e Jezu Krishtit. Kisha e Kryeëngjëjve në lagjen “Varrosh” ka mbledhur qindra besimtarë, të cilët kanë uruar njëri-tjetrin “Krishti u Ngjall”. Këmbana e kishës u dëgjuan fort në momentin kur akrepat e orës shënuan ardhjen e ditës së re dhe simbolikisht Ringjalljen e Krishtit.
FIER
Edhe në qytetin e Fierit është kremtuar festa e Pashkëve ortodokse. Qindra besimtarë nga qyteti i Fierit, por dhe nga fshatrat dhe zonat për rreth janë mbledhur në kishën e Shën Gjergjit, për të kremtuar festen e ringjalljes se Krishtit. Festa ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, ku qindra qytetarë i janë drejtuar parkut arkeologjik të Apolonisë si dhe pyllit të Semanit, për të shijuar drekën e Pashkës.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Anastas Janullatos uron besimtarët