E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashket, Tirana feston ringjalljen e Jezu Krishtit

TIRANE- Besimtaret e krishtere festuar mesnaten e mbremshme ringjalljen e Krishtit apo sic njihet ndryshe festen e Pashkes. Në Tirane besimtaret katolike jane mbledhur ne katedralen e “Shen Palit" rreth ores 23 00 per te ndjekur meshen e drejtuar nga imzot Rrok Mirdita. Ai ka bere thirrje per me shume paqe dhe miresi mes njerezve dhe ka ftuar besimtaret te ecin nen shembullin e Jezu Krishtit. Sipas besimit te krishtere Jezusi erdhi ne toke per te dhene modelin e tij per njerezimin dhe per te deshmuar se pas vdekjes se trupit, shpirti jeton ne ate qe njihet si jeta e pretejme, por per ta fituar ate duhet qe cdokush te udhehiqet ne jete nga disa parime biblike dhe virtyte. Nderkaq gjate dites se sotme sipas riteve fetare te kesaj feste besimtaret kryejne vizita per te uruar njeri-tjetrin. Nje tjeter rit eshte edhe ai i thyerjes se vezeve. Pritet qe gjate dites se sotme perfaqesues te institucioneve shteterore dhe politikes te kryejne vizita prane selive te kishes katolike dhe asaj ortodokse per te percjelle urimin e tyre per te gjithe shqiptaret
Topi e Berisha urojne Pashket
Në vigjilje të Pashkëve të katolikëve dhe ortodoksëve nuk kanë munguar as urimet e politikës. Presidenti i Republikës, Bamir Topi u ka uruar të gjithë besimtarëve shqiptarë të krishterë, katolikë dhe ortodoksë, Festën e Pashkëve nëpërmjet një mesazhi të dërguar Imzot Rrok Mirditës dhe Krye-peshkop Anastas Janullatosit. "Ne shqiptarët e kemi ndarë tradicionalisht së bashku gëzimin, ndaj edhe sot jemi pranë njëri-tjetri për të përjetuar atmosferën e mrekullueshme të festës së Pashkëve e për t'i përcjellë shoqi-shoqit urimet më të mira e të sinqerta për paqe, mirëkuptim, begati, lumturi dhe për një të ardhme të sigurt e të ndritur për mbarë kombin shqiptar. Gëzuar Pashkët!" - përfundon urimi i Presidentit Topi. Ndërkohë që edhe kryeministri Berisha u ka uruar ditën e bekuar të Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë, të gjithë shqiptarëve, të gjithë besimtarëve të Zotit, si ditën e rilindjes së Krishtit, si një ditë e rilindjes së besimit, të shpresës tek Zoti, tek vetja dhe tek e ardhmja. "Shqipëria kremton këto Pashkë si një vend anëtar i NATO-s, si një vend që ecën i sigurt drejt shndërrimit në realitet të ëndrrës evropiane të kombit shqiptar. Edhe një herë Gëzuar Pashkët, dhe le të urojmë shpresë dhe besim të madh tek e ardhmja që meritojmë, të urojmë që vitin e ardhshëm këto Pashkë të festohen edhe më mirë"! - ka uruar Berisha.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›