Vrau të moshuarin,mbërrin dosja në gjykate
TIRANE- Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj të akuzuarit Ferhat Cullhaj. Burri 67-vjeçar akuzohet për vrasjen e të njohurit të tij, Shefik Grori, me 31 dhjetor 2009, në fshatin Gror të komunës Pezë në Tiranë. Sipas akuzës, motivi i krimit është një zënkë për çështje pronësie. Në kërkesën për gjykim thuhet se i moshuari Shefik Grori kishte shkuar të ruante pronat e tij në fshatin Gror, dhe u kishte dhënë fjalën familjarëve se do të kthehej për të festuar Vitin e Ri. Por, më kot të afërmit e tij kanë pritur, pasi pas shumë kërkimesh është gjetur i vrarë në kufi të pronës së tij. Autori Ferhat Cullhaj është shprehur se e ka qëlluar të moshuarin, pasi ai jo vetëm nuk e ka lejuar të kulloste bagëtinë në tokat e tij, por edhe e ka fyer e sharë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)
(s.g/GSH/BalkanWeb)