Berisha në Kuvajt takohet me krerët më të lartë

Kryeministri Berisha, përgjatë vizitës zyrtare në Kuvajt, u prit nga tre autoritetet më të larta të vendit. Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jassim Al-Kharafi, Kryeministri i Kuvajtit, Lartësia e tij Nasser Al-Sabah, dhe Emiri i Kuvajtit Sabah Al-Sabah të cilët e shohin vendin tonë si të favorshëm për investime të tjera. Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit u shpreh se së shpejti në Kuvajt do të organizohet "Java e Shqipërisë", e ka për qëllim të njohë më nga afër investitorët kuvajtian me Shqipërinë dhe potencialet që ajo ofron. Gjithashtu, u diskutua që një delegacion me bisnesmenë kuvajtian të vizitojë Shqipërinë, për parë më nga afër potencialet që ajo ofron në fusha të ndryshme.
Kryeministri Berisha u ndal në projektet e financuara nga qeveria Kuvajtiane, më konkretisht në projektin për ndërtimin e Boshtit të Jugut duke u shprehur se do të ishte një ndihmë shumë e madhe financimi i mëtejshëm për zbatimin e projektit.
Kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria është e hapur që të lehtësojë investimet kuvajtiane në Shqipëri në fushën e rafinerive dhe përpunimit të naftës, si dhe në ndërtimin e Hidrocentraleve. Në këtë takim u fol edhe për çeljen, së shpejti, të ambasadës së Shqipërisë në Kuvajt dhe ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kuvajti.