E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje/ Vetëvritet 50 vjeçari, shkak depresioni

Mbrëmjen e djeshme, një 50 vjeçar nga qyteti i Lushnjes i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ylli Liçi, banor i qytetit të Lushnjës ka kryer aktin e vetëflijimit në një nga kodrat e qytetit të Lushnjës, ku dispononte dhe një pjesë ullishteje në pronësi të tij. Liçi ishte larguar pasdite për të punuar në ullishten e tij dhe ështe gjetur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19 nga një bari i zonës. Menjëherë në vendngjarje pasi janë njoftuar kanë mbërritur uniformat blu të policisë së komisariatit të Lushnjes dhe kanë bërë veprimet proceduriale. Trupi i pajetë i te ndjerit Liçi është transportuar në morgun e spitalit të Lushnjes për tu bërë dhe autopsia. Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake të policisë, mendohet se shkak për vetëvarjen ka qenë depresioni i momentit. Gjithashtu, nga inspektorët e policisë kriminale të komisariatit të Lushnjes mësohet se i ndjeri kishte tentuar dhe dy herë të tjera vetëvrasjen, por ishte ndaluar në momentet e fundit nga familjarët dhe të afërmit e tij. Dita e djeshme ka qenë fatale për Ylli Liçin i cili ka bërë vetëvarjen në një kodër 2 kilometër larg qytetit të Lushnjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›