Vatikani distancohet nga antisemitizmi
Vatikani është distancuar nga krahasimi me antisemitizmin ndërsa komuniteti hebre reagon me forca. Bëhet fjalë për një krahasim lexuar në një letër që i kishte ardhur predikuesit të Shtëpisë Papnore, Raniero Cantalamesa nga një mik hebre, të cilit sulmi i përgjithësuar ndaj kishës në skandalin e abuzimeve seksuale me minorenët i kujton aspekte të antisemitizmit.
Cantalamessa duke lexuar letrën e mikut hebre u shpreh: "Ndjek me përbuzje sulmet e dhunshme dhe të përqëndruara kundër kishës, Papës dhe të gjithë besimtarëve në botë. Përdorimi i stereotipit, dhe kalimi i përgjegjësisë personale dhe fajit në faj kolektiv më kujton aspektet më të shëmtuara të antisemitizmit."Reagimi i komuntetit hebre ishte i mënjëhershëm dhe i ashpër në të thëksophej se nuk mund të kishte asnjë lloj krahasimi mes abuzimeve seksuale dhe antisemitizmit historik.
Zëdhënësi i Papës, at Federico Lombardi, në një intervistë për radion RAI, u përpoq të tërhiqte krahasimet e diskutueshme. Lombardi përmendi se megjithëse Cantalamessa kishte lexuar një letër, kjo mund të linte vend për keqkuptime. Letra që lexoi predikuesi i Shtëpisë Papnore kishte shkaktuar valë reagimi në të gjithë botën. Kisha katolike ndodhet aktualisht në shënjestër të sulmeve pas bërjes publike të shumë rasteve të abuzimeve seksuale me miturit, veçanërisht në Irlandë dhe Gjermani.
Delina Bitraku < I mëparshmi