Djali i kryeministrit grek proteston bashkë me qytetarët
Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 12:35
Në një intervistë për gazetën “To Vima”, djali i madh i kryeministrit grek, Jorgos Papandreou, Andrea tregon se pas përfundimit të studimeve të larta dhe atyre pasuniversitare, ende është i papunë.
Andrea Papandreou thotë se shpesh gjendet mes qytetarëve të indinjuar, duke protestuar për një jetë më të mirë, por për të atin, kryeministrin Papandreu, siguron se po bën gjithçka që është e mundur për ekonominë e vendit të tij.