E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasiguria e Ronaldos. Nuk e di nese do kthehem

TOP NEWS - Sulmuesi i Milanit, Ronaldo ka lënë spitalin në Paris për të vazhduar punën për riaftësimin e tij në banesën e tij. Sigurisht do t'i duhen shumë muaj 31 vjecarit për t'u rikthyer në fushë dhe ai nuk ndihet i sigurt në këtë aspekt.
"Dëshira ime është që të vazhdoj të luaj - është shprehur Ronaldo në një intervistë - por problemi qëndron te trupi im që ndjen gjithnjë e më shumë lodhjen. Megjithatë mendoj se kjo periudhë do të më ndihmojë të riaftësohem plotësisht për të bërë një jetë normale në të ardhmen".
Ronaldo do t'i nënshtrohet një pune të madhe për riaftësimin e tij dhe koha që do të duhet për këtë mund të zgjasë 9 muaj.
"Motivimi im është i njëjtë me atë të vitit 2000 - ka vijuar më tej Ronaldo -shpresoj që këtë radhë të mos verifikohen probleme si ato të 8 viteve më parë. Kur e pësova këtë dëmtim herën e parë, ishte dicka e re për mua. Kjo situatë tani është e njohur për ne dhe e dimë se cfarë duhet të bëjmë dhe do të kërkojmë ta bëjmë në mënyrën më të mirë. Unë e adhuroj futbollin dhe dëshirën për të shënuar gjithnjë. Dua të kthehem por nuk do të jetë e lehtë".
Ronaldo ka një kontratë me Milanin që skadon në fund të këtij sezoni, por 31 vjecari nuk dëshiron të flasë shumë për këte cështje. "Në këtë moment nuk mund të flas për kontratën' - ka vijuar më tej sulmuesi brazilian që ka marrë premtimin nga drejtuesit e Milanit se nuk do ta braktisin kurrë.
Por nga Brazili vjen sërish oferta nga klubi i Flamengos për të kthyer Ronaldon në vendlindje.
"Gjithnjë kam dashur të luaj me Flamengon, por tani duhet të kaloj problemin e dëmtimit. Deri tani kam arritur gjithcka kam dëshiruar. Ia kam dalë mbanë me lodhje, sakrificë dhe ndonjëherë edhe me lotë. Tani ndjehem i realizuar si në aspektin profesional dhe ne atë personal' - ka përfunduar Ronaldo.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›