Shpenzimet e Abramovich. 768 Mln euro qe nga viti 2003

TOP NEWS - 768 milionë euro i kanë kushtuar Roman Abramovich përpjekjet për të shndërruar Celsin në një klub të madh. Kjo është ajo që citon e përditshmja britanike ‘The Sun' që bën një paraqitje të bilancit të shpenzimeve të padronit rus të klubit londinez. Në mënyrë më të detajuar në bazë të llogaritjeve të bëra këto shpenzime të Abramovic arrijnë në 271 mijë euro në ditë ose 11 mijë euro në ditë.
Këto shifra të publikuara nga ‘The Sun' tregojnë për shpenzimet e bërë nga manjati rus që nga muaji qershor i vitit 2003 kur mori kontrollin e plotë të klubit anglez. Por duket se shpenzimet nuk do të përfundojnë këtu. Po sipas The Sun, Abramovic mund të shtojë këtë shifër shpenzimesh edhe me afërsisht 1 milionë e 100 mijë euro për skuadrën e tij si shpërblim për fitoren e Kupës së Ligës Angleze kundër Totenhem.
Por pas këtyre shifrave marramendëse, duket se drejtuesit e Celsit kanë vendosur të ndryshojnë strategji. Abramovic nuk dëshiron të shpenzojë më shifra marramendëse dhe qëllimi Bluve është të reduktojnë shpenzimet në mënyrë të ndjeshme. Në të vërtetë në merkaton e transferimeve shpenzimet janë ulur ndjeshëm për Abramovic nga 111 milionë euro në 2006 dhe 168.5 milionë në 2005, në 16 milionë euro verën e kaluar.
Tani ajo që synon Celsi është të blejë futbollist të rinj me një vlerë të ulët të kartonit të tyre, për t'i shitur më pas për një shifër më të lartë që do të thoshte më shumë të ardhura në arkat e klubit.