E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini nuk pyet për “Lalën e madh”

Shkumbini arriti të fitojë dy herë rresht brenda 10 ditëve me Elbasanin: 2-0 në ndeshjen e 1/16 të Kupës së Shqipërisë dhe 1-0 në javën e parafundit të fazës së dytë të Kategorisë Superiore.
Golin e vetëm të takimit e realizoi ish-lojtari i Tiranës, mbrojtësi Rezart Dabulla në minutën e 4-t. Sulmuesi i Elbasanit, Skerdi Bejzade rrahu shtyllën, ndërkohë që Klement Xhyra pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin. Për Elbasanin, ky ishte takimi i katërt pa fitore, ndërkohë që peqinasit presidentit Xhavit Ismaili ("Berluskoni i Peqinit", - ishte një banderolë në fushë) u ngjitën në kuotën e 31 pikëve.
Shkumbini regjistroi fitoren e 12-të në 30 përballjet historike me Elbasanin (14 fitore). Në javën e fundit të fazës së dytë, Shkumbini do të luajë në kryeqytet kundër Dinamos (0-0 takimi i fazës së parë) , ndërsa Elbasani do të presë në shtëpi Vllazninë (2-1 për shkodranët takimi i parë).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›