E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasione nën shi

Jashtë degjohej shiu… Në tavolinën bri verandës së "Big Brother", Olsi dhe Najada ndien gjatë nën tingujt romantikë të Leona Lewis. "Bleeding Love", kënga e preferuar e Nadës, ishte këtë mbrëmje si një dhuratë për Olsin, për atë çfarë vajza ka filluar të ndiejë për të.

Shi, verë dhe ndjenja në mes, ishte mbrëmja ideale për vajzën që pëlqen ngjyrat, për të plotësuar të gjitha ngjyrat që kërkon një mbrëmje me dikë që e pëlqen vërtet.

Një mbrëmje e mbushur plot fjalë dhe vështrime ishte ajo çfarë dy banorët e "Big Brother" i dhuruan njëri-tjetrit në njëmujorin e puthjes së tyre të parë.

Por kjo romancë kaq e ndjerë, nuk është pritur mirë nga banorët e tjerë të shtëpisë. Të vetmit që i kanë mbështetur kanë qenë Arbri që i ndihmoi në përgatitjen e tavolinës dhe Astriti që u shërbente gjatë darkës.

"Big Brother" bëhet romantik
Në cep të verandës, një tavolinë me mbulesë të bardhë dhe verë për çiftin e "Big Brother", Olsi dhe Najada. Leonard Kohen, në sfond. "Për çudinë tonë, pushuan edhe bubullimat", thotë Najada, sapo ulen. Olsi i përgjigjet që Zoti e do prandaj.
Kamerieri për darkën romantike është Titi, i cili ftohet nga çifti për një gotë verë. Titi u thotë "Gëzuar çiftit të parë në Big Brother!".
Kur mbeten vetëm, Olsi me Najadën, thonë se u desh shumë derisa sa ata të kuptonin se ishin çift. Najada i thotë se edhe ajo gjendja e dyshimit kishte lezetin e vet, dilemat e vogla gjatë ditës dhe të bërit dashuri gjatë natës.
Të dy duken pak të ndrojtur dhe jo të uritur, por i kënaq vera që po pinë.
Najada i përkthen këngën "Piu bella cosa" të Eros Ramazzoti-t, duke ia përshtatur të dashurit të saj.
Shiu bie me gjyma. Në kopsht dalin edhe Titi dhe Rominën dhe Titi i thotë Olsit se të ishte si ai, me gjithë atë dashuri që po ndien, do të dilte në shi duke vrapuar.
Gjatë bisedave, Najada i thotë Olsit se nuk ia ka pasur besën në fillim, sepse ai nuk ishte i qëndrueshëm. Olsi i thotë se është normale për të që edhe ai ta vinte në provë, pasi vështirësia është sa ta nisi ta pëlqejë dikë, pastaj gjithçka rrjedh vetë. Ai i thotë se në këtë pikë është më mirë që në fillim tregoi pjesën e tij të keqe, pasi tani i shijon më ëmbël pjesa e tij e mirë.
Ndërkohë, biseda u shton urinë.
R Kelly në sfond me këngën "I believe", këtë këngë ia përkthen Olsi, Najadës.
Olsi i thotë Najadës, se kur të dalin që aty do donte të shkonin në Izrael, sepse aty ndodhin gjërat e çuditshme. Nis kënga "Bleeding Love" nga Leona Lewis dhe Olsi thotë se kjo është kënga e Noçes. Najada i thotë se këtë këngë ia kushton atij.
Ata hapin shishe pas shisheje dhe dëgjojnë këngë pas kënge, duke biseduar për jetën brenda "Big Brother" Olsi i thotë se nëse do i hapnin derën dhe t‘i jepnin dy bileta për të edhe Najadën, do merrte avionin edhe do nisej direkt, pa keqardhje.

Xhelozia e Çimit

Çimi nuk është aq entuziast sa të tjerët për celebrimin e çiftit të ri në "Big Brother". Atij nuk i ka pëlqyer as fakti që Olsi i kërkoi t‘i lejonin një darkë romantike me Najadën, meqë kanë një muaj që janë bashkë, sepse Çimit kjo gjë i duket pa lidhje. Shkëlqimit i duket diçka jo e vërtetë, pasi dihet që Olsi ka hyrë në shtëpi i lidhur dhe atij s‘i besohet që ai ndryshoi brenda kaq pak kohe dashurinë e tij.
Ai dyshon që Olsi dhe Najada e bëjnë këtë për të fituar pikë në kuptimin e spektaklit. Çimi flet se programi është i tillë që ka nevojë për gjëra të tilla dhe kjo është një gjë me leverdi për Olsin dhe Najadën.
Poli thotë se e kupton Çimin, por lidhur me këtë nuk shprehet.
Që nga pardje, marrëdhëniet e Olsit, Çimit dhe Najadës kanë ndryshuar përfundimisht. Ata kanë dalë hapur me mendimet e tyre për njeri-tjetrin duke u pozicionuar si kundërshtarë.

Çimi dhe Poli duan darkë romantike

Çimi dhe Poli i thonë Julindës se sot do të bëhet kamerierja e tyre dhe do t‘u shërbejë gjatë një darke si ajo e Olsit edhe Najadës dje.
Julinda u thotë se ajo do të rrijë me ta në tavolinë dhe jo t‘u shërbejë, por ata i thonë gjithë "seriozitet" se ata kanë muhabete për të bërë edhe ajo s‘mund të rrijë.

Besa dhe Romina, dy vajza që mendojnë ndryshe

Besa i tregon Rominës se ka në mendje një person që i pëlqen. Ajo i tregon Rominës sesi është ai dhe Romina e ngacmon duke i thënë se do t‘ia marrë për vete.
Ato nisin një bisedë lidhur me dashurinë dhe martesën. Fillimisht, Romina i thotë Besës, se ajo që i kishte thënë për Olsin, ishte shaka, jo se ajo e dashuron me të vërtetë.
Besa i thotë se nuk i ka besuar.
Duke folur për preferencat e tyre, Besa thotë se ajo ka qejf tipat e qëndrueshëm dhe jo aventurier.
Romina thotë se jeta një herë vjen dhe duhet të provosh shumë gjëra. Besa i përgjigjet se përse të mos i bësh të gjitha gjërat me një person, të jesh me të tërë jetën. Asaj do t‘i pëlqente kjo gjë.
Romina thotë se kështu si thotë Besa, ajo do të mërzitej shumë shpejt dhe se nuk i dihet asnjëherë nëse është dashuri e vërtetë.
Besarta i thotë se nuk është problemi te martesa, por tek ideali i të ndarit çdo gjë me një person të vetëm që e njeh thellësisht.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›