"Pasioni i grave trojane", një kthim në zanafillë
Tragjedia e Euripidit "Gratë trojane" ka thyer gjithë rregullat klasike si është shfaqur deri tani kjo vepër. Dy regjisorë italianë, Antonio Pizzicato dhe Salvatore Tramacere për ta vendosur tragjedinë në një kontekst modern e kanë shndërruar në një spektakël. Ndryshimi ka ardhur qysh nga titulli; "Pasioni i grave trojane", performanca e "Cantieri Teatral Koreja", Lece, Itali, që ka hapur mbrëmjen e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Butrint. I pranishëm në Butrint regjisori Salvatore Tramacere ka treguar për mediat eksperimentin e tij teatror, vënien në skenë të një pjese jo për qëllimin teatror. Ndërsa filozofia nuk ka ndryshuar; dhimbja dhe sakrifica e të pafajshmit e ka bërë regjisorin italian që të vendosë një kontakt të kësaj tragjedie mes pasionit të Krishtit dhe vuajtjes së Astinantit, djali të Hektorit që u flijua nga gratë e Trojës. Pse pasioni? Kësaj pyetje, Tramacere nuk e pati të vështirë t‘i përgjigjej duke treguar laboratin e tij regjisorial se ka punuar mbi pasionin e Krishtit, duke u frymëzuar nga një këngë që këndohet në Italinë e Jugut, në Salento. Në këtë vend ende ruajnë gjurmë regjione greke, ku italishtja shkon me një theks sikur të flitej greqisht.
"Jemi përpjekur që të bëjmë një kontakt mes pasionit të Krishtit dhe vuajtjes se Astianantit në momentin që u vranë si njëri dhe tjetri, dhe që të dy ishin pa faj. Pastaj në italisht pasion do të thotë të kesh zemër, të bësh diçka me zemër. Dhe kështu që në pjesë është edhe zemra e trojanëve, ky aspekt është shumë i rëndësishëm", ka treguar regjisori italian. Regjisori ka tërhequr vëmendjen edhe në grupin e aktorëve ku merrnin pjesë artistë, këngëtarë, muzikantë dhe aktorë. Në mes tyre ka spikatur edhe muzikanti shqiptar, Admir Shkurtaj, i cili nuk ka mohuar se kjo ishte një eksperiment dhe për jetën e tij artistike. Për Shkurtajn ishte hera e parë që bën pjesë në një shfaqje teatrale e sidomos duke luajtur me fizarmonikë pasionin e vdekjes, dhimbjes. Këtu muzikantët, këngëtarët dhe aktorët bëhen protagonistë të shfaqjes në mes teatrit dhe koncertit dhe performancës. Kjo është realizuar në mënyrë shumë natyrale, dhe në fund e gjejnë veten duke u kthyer në zanafillë: dhimbja njerëzore e nënës dhe sakrifica që përfshin të birin e pafajshëm. Kjo është një tragjedi, që regjisori ka bërë analogjinë me kryqëzimin e Krishtit, më të vërtetën e pafajshme. Është ai që nuk ka mëkat që sakrifikon veten për shpëtimin e njerëzve.