E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasioni ne toke neutrale dhe uni modern

GURI FILOZOFAL

Bindini po mundet pleqte
se nuk duhet te dashurojne
vajzat e njoma a shpjegojuni
zonjave se nuk ia vlejne lotet
per luftetaret fisnikehellip

Me siguri nuk kish per te me shkuar mendja as te libri i ankthshem e mendoja ngjarjen vetem mish per roman fiksion rremtesi larg realitetit te vertete i Javier Marias-it. Neser ne beteje mendo per mua botuar se pari aty nga viti lsquo94 e qe e pata lexuar vite te shkuara dhe as te libri i botuar para nje muaji i Amelie Nothomb-it Akti i princit sikur gjate rrugetimit tim njeoresh me autobus Paris-Creteil te mos isha bere pa dashur pjese pasive natyrisht e nje bisede te ndezur mes tri mikeshave dy brune dhe nje bionde ulur prane meje qe e kishin lene pas me kohe moshen e adoleshences. Perpara se te rrefej per to do te tregoj per dy librat qe biseda e tyre me evokoi dhe qe sic thashe me siper ndjellin shume ankth. Ne librin e Javier Marias-it rrefenjesi tregon se shkon ne nje takim galant ne shtepine e nje zonje te re qe porsa ka njohur ate mengjes dhe se ndersa fillojne te zhvishen per te bere dashuri ajo vdes papritur i shoqi i saj ndodhet me sherbim disaditor ne nje tjeter shtet ndersa ne shtepi mbetet vetem femija i tyre trevjecar. Romani nis me fjalet Askush nuk mendon askurre se mund te gjendet me nje te vdekur ne krahe dhe se nuk ka per tia pare me fytyren ndonese emri do ti kujtohet. Askush nuk mendon askurre se dikush mund te vdese ne castin me te papershtatshem ndonese kjo ndodh perherehellipNdersa romanin e saj Amelie Nothomb e nis me fjalet Nese nje i ftuar ju vdes ne shtepi beni kujdes e mos njoftoni ne asnje menyre policine. Therrisni nje taksi dhe thoni se mikut i ka rene te fiket dhe duhet shpene ne spital. Vdekja do te konstatohet ne urgjence dhe ju keni siguruar deshmitarin qe individi ka vdekur ne udhe e siper. Keshtu do tju lene te qetehellip Po le te kthehemi te biseda e vajzave kuptova se te pakten dy prej tyre jetonin ne apartamentet e tyre te mevetesishme dhe e tere biseda rrihte rreth marredhenieve me meshkujt. Pa dashur te zgjatem ne biseden e tyre interesante per lexuesin eshte te them se pika e nxehte e saj qe organizimi i takimeve dashurore me te zgjedhurit e tyre te zemres ose me sakte akoma vendi se ku do te zhvilloheshin takimet qe kishin kryekeput qellime te pastra erotike. E pra per habine time ajo qe diskutohej me patos qene emrat adresat dhe cmimet e hoteleve ku mund te kalohej nata apo netet dashurore. Ndersa vajzat shkembenin informacione per to mua me digjte gjuhen pyetja se perse nuk i ftonin te dashurit ne apartamentet e tyre a perse valle nuk shkonin ato ne shtepite e djemve. Duhet te jem lutur shume vetmevete per te marre pergjigjen e kesaj pyetjeje pasi njera nga vajzat biondja u hodh e pyeti dy te tjerat Po cvrisni mendjen per hotele pervishiuni gatimit dhe zbukuroni me qirinj e lule tryezenhellip Ato te dyja sikur i pickoi gjarpri Ti ftojme ne shtepi Ne shtepine tone Pauze e gjate. Pastaj fjalet cmerritese Shtepia eshte intime nuk ndahet me njeri. Pastaj fjalet lebetitese Po sikur tu ndodhe gje naten

Ce keqe mund tu ndodhte djemve naten pyeta veten e habitur. A e ke pare aksh film vijoi njera nga brunet i vdiq i dashuri ne shtepi nga nje atak zemre dhe gati nje vit nuk u clirua dot nga policiahellip Perendi e madhe peshperita duke marre ne vend anen e djemve qe ato te dyja i denuan gjasmerisht me vdekje po le te shkojne keto te vdesin ne shtepine e dashnoreve ka per te qene me kollajhelliplsquoBrunia tjeter sme la gjate te shfreja neper dhembe Po ai lajmi i vjetshem te kujtohet ajo 30-vjecarja qe vdiq takfak nga nje helmim rrufe me fruta deti ne shtepine e weekendit te te dashurit dhe ai qe nga hutimi a frika a dreqi e di cfare iku e la dhe vetem pas nje jave kur kufoma kuterboi ere u zbuluahellip hoteli eshte zgjidhje e sigurt Planifikon me kohe dhe ok

Ndonese u cudita shume nga ajo bisede vajzash nuk do ta kisha konsideruar aq shqetesuese sikur te mos me kish zene veshi nje bisede telefonike te tim biri ne dhomen e tij ne shtepine tone ne Tirane pothuaj nje jave pas bisedes se vajzave te Parisit i cili fliste me nje mikeshen e tij per takimin e ardhshem dashuror dhe i thoshte Kur ta mendosh por jo as te ti dhe as tek une me mire ne toke neutralehellip Ku Ketu fillonte drama pasi kudo ndihej thekshem mungesa e pasionit. Te pakten kete ndjeva dhe vargane pyetjesh nisen te me thernin kafken te qe shuar pasioni Ndoshta me keq te kish nisur valle nje tjeter kohe ne jeten e sotme koha e antipasionit e joshpirtit Koha e arsyes se ftohte Dhe nuk e kishim kuptuar Te qe permbysur gjithe ai mision qe permbushen romantiket dekadentet surrealistet kur i dhane pasionit certifikaten e fisnikerise Te qe hedhur poshte tere ajo pune e nisur qe ne shekullin XVII per ta transformuar pasionin per ti dhene vlere pozitive Po a nuk qeme hedhur ne njerezit e koheve moderne koke e kembe ne kerkimin me cdo kusht te pasionit A nuk kishim vene shenjen e barazise midis tij dhe vete jetes A nuk kishim thene sterthene britur ulerire se vetem pasioni na ben te ndihemi gjalle A nuk kishim quajtur Pasion me germe te madhe dhe ne njejes ate lloj entuziazmi qe na ben ti perkushtohemi trup e shpirt dikujt a dickaje Je vetem Ti askush tjeter vec Teje ne kete bote Te kishim bere tere ate udhe shekull me shekull per tu kthyer tani mbrapsht ne historine tone njerezore Antiket na kishin paralajmeruar qe ne fillim te koherave pasioni qe nje lloj semundjeje qe duhej shmangur me cdo kusht ndonese qe shume e veshtire pasi nuk kishte shenja paralajmeruese ai fillonte in media res -- teper vone per ta kuptuar teper vone per tiu shmangur. Po perse na kishin paralajmeruar antiket dhe me pas klasiket cfare eshte ne te vertet pasioni Cfare qe per ta dhe cfare kuptimi mori me pas per jeten tone Po tani ku jemi me te

Ne Antikitet pasioni pathema grek dhe passio latin konsiderohej si nje crregullim me veprime te befta e te pakontrollueshme qe sillnin rreziqe vuajtje per individin deshperim per familjen dhe rremuje per qytetin ata qe gjendeshin brenda pasionit levdonin gjithe kenaqesite qe shijonin por shpejt hidheroheshin rende qe kishin dale nga vetjahellip Platoni dhe Aristoteli duke e quajtur pasionin bartes te konfliktit propozuan ndarjen e shpirtit ne menyre qe te harmonizoheshin kerkesat e coroditura qe na caperlojne ndersa Stoiket mobilizuan nje arsenal te tere logjike per ta risjelle shpirtin ne anen e gjerave te qarta e te kuptueshme cerebrale. Per ta pasioni qe mungesa totale e arsyes. Por me kot njeriu eci koherave gjer ne kohen tone moderne duke i shperfillur paralajmerimet dhe denimet moraliste -- per te pasioni do te thoshte nje deshire madje shpesh e pamundur dhe tere jeta vertitej rreth saj - gjersa e shpalli pasionin simbolin e jetes dhe bashke me kete shpalli edhe deshiren per tu rrembyer sa me pare e sa me shpesh prej tij -- Pasioni qe droga e zemres se njeriut. Me i njohuri dhe me i deshperuari pasioni i dashurise eshte mbi te gjitha gatishmeria per te perqendruar tere forcen e njerit drejt tjetrit drejt te vetmit qe jeton ne univers per te eshte pasioni per tu dhene per tu projektuar per te zbuluar Tjetrin si te nevojshem te domosdoshem per veten. Pa dyshim kjo lidhje misterioze qe i shpeton arsyes karakterizohet nga tepria ne gjithcka gjeste teatrale patos jete intensive por edhe ane sakrifikuese harrim dhe mohim i vetvetes ne emer te pasionit te dashurisehellip Po tani Duket se pasioni eshte zbehur shume dhe ne shtratin e tij te erretuar arsyeja dhe Uni po vezullojne si ne qiellin e Platonit Aristotelit dhe Stoikeve. E meqe pasioni dhe teatralja shkojne bashke do te mund ta gjejme se shpejti pasionin ne skenen e Teatrit si ne nje muze kohe. Sic shkruan M. Rovere ne Mekanizmat e drames Ladies and gentlemen dridhuni fergelloni ulerini perpara jush Pasioni ne pese akte.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›