E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasioni per krizen Nga Frrok Cupi

Si eshte kriza?... Deri tani askush nuk e ka pare, secili e perfytyron sipas idese se tij... Kryetari i Partise Socialiste, Rama, ne vitin 1995 e ka vizatuar “Shqiperine ne krize”, me kete pamje: Nje mullar me lecka..., por lecka, lecka, lecka! Te pa lara, te pista sa nuk ka ku shkon. Ne krye te mullarit shkroi fjalen “Shqiperia”. Ky mullar u ngrit ne Paris. Rama, piktor, i sponsorizuar nga Fondacioni Sorros, mori pjese ne “Festivali i Kembes” ne Paris dhe paraqiti punen me fytyren e Shqiperise ne krize, sipas idese se tij. Djali kishte vuajtur qe kur kishte mesuar te ecte si ta paraqiste Shqiperine sa me te neveritshme. Gazetaret nga Europa qe vizituan vepren e Rames shkruan se “keshtu nuk mund te pikturohet atdheu yt, edhe kur te duket shume i keq”.
Qe atehere, piktori sajoji njemije menyra per ta paraqitur Shqiperine ne krize. Sidomos me teorine nihiliste se “per dy dekada ketu nuk eshte bere asgje”, qe i perkasin dy dekadave te zhvillimit demokratik te vendit. Me ne fund, “atdheu- mullar prej leckash” eshte shpallur “ne krize”.
Eshte apo nuk eshte krize?...Ketu ndahen “ata qe jane me ne dhe ata qe jane kunder nesh”. Edhe ne Europe, kush thote se “Shqiperia ka krize”, eshte miku, ndersa te tjeret jane armiq, ose i quajme “turq”. Kryetari i Asamblese se Keshillit te Europes, per shembull eshte ironizuar si “turk i dreqit” prej kryetarit te Partise Socialiste, vetem pse nuk tha “krize ne Shqiperi”. Doris Pack, eurodeputete qe u shpall kunder bojkotit parlamentar, eshte share nga socialistet. Ne tre fjale qe thone socialistet, njera prej tyre eshte “krize”. Dje, lideret e Partise Socialiste qe kane luftuar ta ngjisin fjalen “krize” kudo ku marrin fryme njerezit, dukeshin te lumtur si femijet. Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, nje minister dhune ne diktature, ishte veshur e zbukuruar si femijet ne fshat kur vjen Cirku, dhe po shkonte ne “negociatat per krizen”, sic e kane quajtur. Analiste prane Partise Socialiste (ish-komuniste) thone se “per nje vit bojkot, socialistet te pakten arriten te ngjisin fjalen “krize”. Atdhetaret, po te mund ta shikonin vendin e tyre si ne nje kavalete piktori, do te ndiheshin keq qe ne fytyren e tij eshte vene nje manikote ku thuhet “krize”. Sa njerez vijne rrotull ketij kavaleti me fjalen e shpifur!...
Shikoj disa njerez qe kane qejf te quhet “krize”. Ka mes tyre qe do te duhej te tmerroheshin nga “kriza”.
Provo te ndalosh te Partizani i Panjohur ku presin per pune, kjo eshte “krize”, thone. Deputetet socialiste- “krize”. Ne televizion- “krize”. Ne greve- “krize”. Te Crocodili- “krize”. Femrat e lashta socialiste- “krize”. Femrat e parritura, po socialiste- “krize”. (Te pakten femrat pse gezohen me kete fjale te shemtuar? Ne bloget dhe ne sitet e “patrioteve” qe punojne ne emigrim, perdite vershojne komente a keshilla per “krizen”. Nga Veriu i Italise, ne Komo, nje tip shkruante se perdite punon me makina te renda asfaltimi, por me shume e kishte mendjen te kriza ne Shqiperi. “Ca jane keta njerez qe thone se nuk ka krize politike?”, me shkruante nje dite, duke me share edhe mua qe nuk me ishte dukur fort e sakte kjo fjale. Sidomos politikanet e krahut te majte opozitar kur degjojne dike qe nuk e ka fort qejf fjalen krize, hidhen mbi foltore dhe tunden mikrofonat. Kryetari i PS, qe ka mbahet mend per nje pamje delirante me sepate ne krah qe i drejtohet nje shtylle ne rruge, thone se po punon me idene e nje skenari qe te shfaqet dekori i nje skulpture pertej kuintave dhe ky ta godase me sepate ku te shfaqet menjehere fjala “krize”. Pas kesaj, disa udheheqes socialiste do te therrasin: “E shikon zoti kryeminister, kemi krize!”.
Sa pasion e kane krizen?...
Me se shumti, me nje qejf shume te madh, fjalen “krize” e kane perdorur forcat komuniste revolucionare, megjithese te huajtur nga greqishtja e lashte. Marks e Burckhardt jane dy filozofe qe i dhane ngarkesat me emfatike fjales krize ne epoken e re. Edhe te rinjte e Tiranes, gjate periudhes se socializmit, fjalen “krize e kapitalizmit” e perdornin si romuz ndaj vajzave qe nuk mund t’i arrinin. Edhe romuzi erotik ishte kopjuar nga fjalori politik me te cilin udheheqja sulmonte shoqerine kapitaliste. Gazetat komuniste ishin te mbushura me fjalen “krize”, por ne sensin se “ata te tjeret”, dmth., kampi kundershtar ndodhet ne krize.... financiare, morale, politike. Nuk kishte qejf me te madh kur, qe ketej, mbushej goja me fjalen “krize” ndaj atyre te botes pertej detit.
“Krizis”, fjala greke qe u shenua si nje kontribut ne antikitet, ne origjinal ishte e ngarkuar me drama, mallkime, tregime me komplote, etj., por ne fusha konkrete si ne shendetesi eshte mosfunksionim organesh, pasaktesi njerezore, etj... Valle tani pse vijne kaq shume ne qejf njerezit kur thone “Krize”?!
Ose, ndryshe, valle pse merziten aq shume sikur t’iu thuash se nuk ka krize...
Njera pergjigje, per shembull:
Kriza si nocion, eshte injektuar nga politika, thuajse si direktive nga lart. Kjo ishte sjellje komuniste, kur njeriu nuk kishte nevoje te mendonte vetem me mendjen e tij. Gjerat i emertonte Partia, fjalet e renda ishin per armikun dhe akuzat i drejtonte per andej nga kundershtari. Ishte qejf shume i madh kur tjetri vihej me shpatulla per muri duke imponuar vullnetin tend. Por ndersa ne ate kohe kundershtari politik “ne krize” ndodhej larg, i padukshem; kesaj here “armiku” eshte ketu. Ketu eshte edhe problemi me i madh qe fjala “krize” nuk pranohet nga te gjithe dhe nuk mund t’i gezoje te gjithe.
Pergjigja e dyte pse magjepsen pas krizes:
Edhe kjo vjen nga nje sjellje e shoqerive te mbyllura kur lajmi ishte gezim i perbashket ne turme. Askush nuk mund te mendonte apo arsyetonte individualisht per ngjarjen apo fenomenin aty rrotull. E tha dikush “krize”, atehere eshte krize me patjeter. Kriza, me ne fund perjetohet si lajm; njerezit qe jetojne zbrazeti informacioni i gezohen lajmit te dhene dhe nuk duan t’iu ike nga duart.
Tani shoqeria eshte e hapur, por akoma jetohet me mentalitetin e klanit e te klikes qe perfaqesohen nga partia perkatese.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›