Paskal Milo: Po përgatitet manipulimi i zgjedhjeve të 2013-s
Kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo, ka paralajmëruar se po përgatitet manipulimi i zgjedhjeve të ardhshme. Sipas tij, zgjedhjet janë të cënueshme nëse nuk zgjidhet çështja e numërimit të votave, formula e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe procesi i ankimimeve, për të cilat PD duket se nuk është e gatshme të hapë rrugë.
Për sa kohë që nuk është gjetur konsensusi se si do të numërohen votat për qytetarët shqiptarë, për sa kohë që nuk është gjetur konsensus se si do të riformatohet KQZ, për sa kohë që nuk është gjetur konsensus se si do të verifikohen nga pikëpamja elektronike kartat e identitetit dhe për sa kohë që nuk është vendosur elementi i korrektimit kombëtar që çon në barazinë e votave të qytetarëve shqiptarë, që është një e drejtë kushtetuese, atëherë nuk mund të themi kurrsesi që reforma zgjedhore ka përfunduar, ka thënë Milo nga Korça.