E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk takohem me Ramën. Për presidentin do takohet Patozi me Ruçin

Share

Kryeministri Berisha, pas takimit me aleatët e tij republikanë dhe çam, është shprehur se nuk do të takohet me kreun e opozitës, Edi Rama, për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit. Berisha ka thënë se për këtë temë ka autorizuar Astrit Patozin dhe Edmond Spahon që të takohen me Gramoz Ruçin.

Do të përpiqemi që të zgjedhim një president që në raundin e parë, me një mbështetje sa më të gjerë në parlament. Pas takimeve me aleatët tanë, kam mandatuar zotërinjtë Astrit Patozi dhe Edmond Spaho që të takohen me kreun e grupit parlamentarë të PS-së, Gramoz Ruçi dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.

Me zotin Rama, pa u takuar fare kemi ndërmarrë reformat më të thella. Uroj që të jetë kështu edhe për zotin Rama. Kur ne kemi realizuar ndryshimet më të thella kushtetuese, ne nuk bëmë një takim. Ne ua lamë fjalën veprave. Dhe unë uroj që kjo trashëgim të vazhdojë. Nuk ekziston asnjë lloj problemi, përveçse asaj që duhet të ecim më rezultate konkrete. Të gjitha reformat dhe ndryshimet janë bërë pa takime, por me autorizime. Zoti Rama ka autorizuar njerëzit e tij dhe unë njerëzit e mi, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›