E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paske ardhur nga Amerika? Rudina Seseri: Unë jam për bojkot 6 mujor

22-07-2011 / Nga Shqipe Xoxi

Rudina është një emër për të cilin duhet thënë se Edi Rama ka një dobësi gati infantile. Eksitohet sapo e dëgjon epshin e saj. Hallakatet në cdo muskul. Po flasim për znj.Rudina Seserin, e cila ka marrë pjesë në seancën e djeshme  parlamentare. Për shkak se ka bërë gjashtë muaj mungesë në seanca, ajo rrezikonte që t’i digjen mandati i deputetes. Në kohë krize ekonomike një rrogë qyl është si deputete me kohë të pjesshme është prapë se prapë diçka për t’u mos u humbur. Kështu që znj. Seseri ka qëndruar për disa minuta në sallë, sa për të regjistruar praninë e saj dhe më pas është larguar. Ajo është përshëndetur nga kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, që i ka uruar asaj mirëseardhjen. Rudina ka ulur kokën, dhe është larguar në drejtim të paditur. Pas 6 muajsh do të kemi sërish mes nesh, pasi ende ka zëra në qarkullim që bojkoti do të zgjasë.
Mirëpo znj. Rudina një vajzë, bijë e Krujës qenka kthyer në vendin e saj të origjinës nga dhomat e financës botërore. Krijesë e politikës së re, znj. Rudina ka përfunduar të jetë një tjetër Rudinë e Ramës. Po ta shohësh globalisht ajo ka një karrierë tipike prej arrivisteje provinciale. Kurrikulumi i saj politik dhe profesionale flet qartë. Ajo ka punuar 2 vjet si ekonomiste në kompaninë e njohur Microsoft.  Microsoft ka mbi 60 mijë nëpunës dhe znj. Seseri ishte një ndër tyre, fakti që nuk punon më me ta bën të mendosh që mund të ketë qenë fare mirë ndonjë kurs stazh, dhe më pas një vit kontratë, një mundësi që e japin në 90 për qind. Sakaq znj. Rudina Seseri në 2005-në bënte pjesë në stafin e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike. Dhe në 2007 ishte një këshilltare e kryeministrit Berisha. Në një intervistë për gazetën Panorama në vitin 2007, sipas znj. Rudina Seserit, këshilltares së qeverisë shqiptare për marrëveshjen me “Microsoft”, Shqipëria do ketë miliona USD përfitime në investime direkte, por edhe të punësuar. Duke renditur përfitimet dhe detyrimet e qeverisë shqiptare ndaj kësaj marrëveshje, znj. Seseri jep modelet e marrëveshjeve që “Microsoft” ka realizuar në rajon. Gazeta Panorama: znj. Seseri, ju e keni këshilluar qeverinë shqiptare për marrëveshjen e arritur me “Microsoft”-in. Cili është raporti mes përfitimeve dhe detyrimeve që ka qeveria nga kjo marrëveshje?  Rudina Seseri: Marrëveshja parashikon vetëm një detyrim për qeverinë shqiptare: ndalimin e përdorimit pirat të programeve të “Microsoft”-it nga administrata publike. Pas kësaj marrëveshjeje, nëse qeveria zgjedh të përdorë produktet e “Microsoft”-it, ajo duhet t’i zëvendësojë programet e piratuara më programe të licencuara përkundrejt pagesës".
Megjithatë në zgjedhjet parlamentare të 2009 ajo hyn në zemër të Edi Ramës, që e fut në mënyrë të mistershme në listë për deputete si kryesuese e listës në një nga qytetet më të rëndësishëm të Shqipërisë, duke lënë jashtë figura të rëndësishme të PS-së si Fatos Nano, Ilir Zela. Artan Lame, Auron Tare, Musda Ulqini, Moikom Zeqo, etj. Një gafë e pafalshme. Dhe gafa nisi me “reklamën” e lënies së “Ëall Street”-it nga ana e saj dhe të një super-pagese, pas ftesës që mori nga Shqipëria. Gafa vazhdoi me të afërmit e zonjës, të cilët kanë votuar pa mëdyshje për PD-në çdo herë (sipas shtypit). Dhe qershinë mbi tortë e vuri vetë zonja Seseri, e cila në mënyrë absolutiste u shpreh se kishte ardhur nga SHBA-ja së bashku me diplomat dhe ekipin e saj për të qeverisur Shqipërinë dhe se problemet e vendit i kishte njohur pasi vizitoi dy fshatra në Krujë! Mbahet mend mirë se “ndihmë” dha edhe replika e Sokol Olldashit kundrejt saj në Parlament, sipas të cilit, Seseri duke i kërkuar sistemim për të motrën e larguar nga Bashkia e Tiranës, ishte shprehur për kryebashkiakun se “nuk punohet me atë kafshë”. Ende e pa përgënjeshtruar nga Seseri.
Mirëpo u desh shkurti i 2010 që znj. Seseri të gëzonte mandatin e deputetit, pas bojkotimit një herë të kushtëzuar dhe herë tjetër të pakushtëzuar. Aq shumë bojkotuan socialistët  saqë kur u paraqitën në Kuvend kryeministri Berisha, me nota ta forta ironike tha se kishte në dispozicion  “... notat e deputetët e Partisë Socialiste, që nuk e kanë kaluar klasën”, tha ai, duke iu kundërvënë dy folëseve të para socialiste të seancës, Mimi Kodheli dhe Rudina Seseri. Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar deputetët e PS se nuk dinë të bëjnë mirë llogaritë sepse kanë dalë dobët në shkolla. “Dëgjoni kam notat tuaja në regjistra dhe e di sa kapacitet keni, Zonja Seseri, 7, Arben Malaj e ka 5, etj. Ajo do të ishte protagoniste edhe në një debat me Ben Blushin në mbledhjen e deputetëve të Partisë Socialistë. Me datë 07/09/2009 gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, Rudina ndërhyn duke thënë Unë mbështes plotësisht idenë e Edi Ramës për të bojkotuar parlamentin. Ky është mendimi im për këtë çështje, dhe kjo është çështje e jo vitin kur unë kam hyrë në PS, çështje me të cilën merret ndonjë tjetër këtu, si puna e Benit...Ben Blushi: Më fal për cilin Ben e ke fjalën? Rudina Seseri: Për Ben Blushin! Ben Blushi: Dëgjo këtu moj budallaqe. Mos guxo më, të lakosh emrin tim. Po s’ke faj ti. Fajin e ka ky (Edi Rama) që e mbushi partinë me budallenj si puna jote.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›