E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama çel “pamjen” për vakinë e piramidës së Enverit

22-07-2011 / Gazeta 55

S’ka të ndalur çmenduria e bllokmenëve të brezit të dytë. Megjithë braktisjen dhe neverinë e kryeqytetasve, disa të paguar si dhe klientë të ish-kryebashkiakut, shpalosën mbrëmë disa fotografi, duke konfirmuar se kanë çelur sezonin e vizitave për vakinë e merituar që e pret diktaturën, me shembjen e mauzoleumit-piramidë


Ashtu siç ishte parashikuar, me braktisje dhe karikatura proteste është regjistruar mbrëmë vajtimi për prishjen e mauzoleumit të diktatorit. Me zëdhënësat e Edi Ramës në krye dhe me disa eksponentë mediatikë që përpiqeshin t’i tregonin publikut se Bulevardi ishte mbushur dingas me njerëz, edhe pse aty s’kishte tjetër përveç ndoca të paguarve dhe ca klientëve të ish-kryebashkiakut, është “kremtuar” “pamja” për Enverin. Me pamje dhe vajtime televizive, oratorët që drejtoheshin nga Artan Lame, i cili e ka zakon të qajë e të ankohet, pavarësisht temës e rastit, kanë britur kundër prishjes së mauzoleumit dhe ndërtimit të parlamentit të ri, në 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar. Ishte një film i parë dhe një protestë e dështuar, e cila s’e fshihte dot përmasën e interesit personal, qoftë ata që bërtisnin me para, qoftë ata që u bënin jehonë këtyre britmave. Për ta përmbyllur deri në fund butaforinë, simboliku i dështimit Artan Lame, i bashkëshoqëruar nga simboliku i kartelit të ndërtimeve të Ramës, Artan Shkreli, improvizuan edhe një peticion, gjasme sikur shqiptarët e kishin më për zemër Enverin dhe mauzoleumin e tij, sesa një godinë parlamenti që do të ishte imazhi i Shqipërisë së mijëvjeçarit të ri. Megjithatë, u pa qartë, se kjo butafori s’mund të kishte të ardhme e se kundër një ligji s’mund të ngrihej kultura e rrugës, sidomos kur ajo frymëzohet nga bolshevizmi i brezit të dytë të bllokmenëve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›